Mbyllet protesta e Berishës/Avokati: Ishte mbyllja e turpit për të, e braktisën të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Abc News, komentoi protestën e Partisë Demokratike, e cila ishte e vakët dhe me pjesëmarrje të ulët.

Ai theksoi se kjo ishte protesta e radhës dhe mbyllja e saj para kohe tha ai është mbyllja e turpit për Berishën.

Avokati pohoi se Berishën e kanë braktisur të gjithë, madje dhe mbështetësit të tij.

“Ishte një protestë e radhës, sepse kanë vite që bëjnë protesta. Kjo protestë ishte mbyllja e protestave të Berishës, sepse fillojnë fushatën elektorale dhe nuk do kenë kohë për proteste. Ishte mbyllja e turpit për të.  Këta nuk i mbështetin as strukturat e veta të partisë. Degradim total, Shqipëria dhe shqiptarët e kanë kuptuar shumë mirë, që kemi të bëjmë me një njeri që erdhi si misionar i opozitës, erdhi si president me ndihmën e Millosheviçit, një njeri i tillë domosdo do kishte një fund të tillë, sepse nuk i vijnë në protestë as të zgjedhurit e vet. Finalizim më të mirë se ky nuk ka ku të shkojë.”, tha ai./   S,M

Të fundit

TikTok ende i aksesueshëm/ 1.5 milionë shqiptarë raportojnë vështirësi në përdorim

Edhe pse Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike kishte vënë datën 13 mars si afatin fundor që kompanitë e internetit...

Momenti surprizë për banorët e “BBV”/ Livia rikthehet në shtëpi, ja veprimi i Rozanës

Sot në mëngjes, ish-banorja Livia Brunga bëri një rikthim surprizë në shtëpinë e Big Brother VIP, duke u bërë pjesë e sfidës së mos...

Nuk ka turp më të madh se të jetë ditë pushimi zyrtar dita e ballokumes!

Nga Artan Fuga U ç'u lodhëm me gjithë këto pushime! Dita e vjeshtës, e verës, e diellit, e eklipsit të hënës, e rrushit pa fara, e...

Alarm ushqimor/ Në Shqipëri është futur peshk me parazit dhe mish me salmonelë

Në vendin tonë është futur 985 kg acuge e kriposur me prezence të parazitit L3 Anisakis me risk serioz për shëndetin e njeriut. Ky parazit...

Opozita me sytë nga Big Brother, ish-banorët mbushin listat e kandidatëve për deputetë

Partitë opozitare në vend duket se po tentojnë ta joshin elektoratin me figurat e ‘reality show’ Aktorja Julia Ilirjani, tenori Armaldo Kllogjeri, Fotini Derxho dhe...

Lajme të tjera

Web TV