Meta mesazh nga qelia për protestën e PD: Drejtësia e re është mashtrimi më i madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar protestës së opozitës me një mesazh zanor nga burgu. Meta shigjetoi drejtësinë e re dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

“Meta: Misionarë të lirisë dhe demokracisë që protestoni plot guxim kundër narko regjimit. Përshëndetje për Berishën, qëndrestarin e paparë dhe drejtuesit e opozitës, përshëndetje të veçanta për Salianjin dhe të gjithë të burgosurit politikë të narko regjimit. Çdo shtet ka mafien e tij, por në Shqipëri mafia ka pushtetin e saj. Kjo dëshmohet edhe nga Ahmetaj, krahu i djathtë i Ramës për 10 vite në pushtet. Kjo dëshmi vjen me prova, shkresa zyrtare, me gatishmërinë për të dëshmuar në një gjykatë ndërkombëtare, Ahmetaj na provoi se si shteti është shndërruar në organizatë kriminale.

Do ndalem në dy çështje, Rama u kujtua pas 12 vitesh në pushte për të krijuar një bankë zhvillimi me fokus bujqësinë, pro kush e pengoi këtë deri më tani,. apo kujton se me këtë shashkë do mashtroje shqiptarët që merren me bujqësi, që këtë vit do u jap më pak se ryshfeti që ka marrë për Tunelin e Llogarasë. Jemi vendi me mbështetjen më mjerane për bujqësinë. Ku është shëndetësia falas, ku është nafta e Shpiragut që do begatonte jo vetëm Shqipërinë, por edhe Ballkanin.

Ahmetaj na dëshmoi përse Dum nuk e heton kryebashkiakun për inceneratorët, sepse e paska urdhëruar dhe detyruar Rama për këtë akt të paligjshëm dhe çdo hetim do tregonte se koka  e vërtetë e kësaj megafere është Edi Rama.

Drejtësia e re është mashtrimi dhe korrupsioni më i madh që ka ndodhur. Harta e re gjyqësore e bëri drejtësinë më të paarritshme, më të shtrenjtë për qytetarët. Pse hesht Dumani për McGonigal, ky që më mban mua të izoluar për lobimet e LSI në SHBA. Ka dy vite që nuk thërret Ramën për McGonigal. 11 maji është dita historike e skadencës së narko regjimit dhe narko drejtësisë. 11 maji do jetë dita e triumfit, e përmbysjes së këtij modeli./    S,M

Të fundit

“Berisha foli si në mbledhje kryesie”, gazetari: PD është më e përçarë se kurrë

Gazetari Martin Leka, i ftuar në ABC News tha se fjalimi i Berishës në protestë ishte i vakët, pa...

Sa janë kostot e prindërve për rritjen e një bebeje në Shqipëri

Sa kushton të rritësh një fëmijë?” është një pyetje e rëndësishme për çdo prind të ri, sidomos në një kohë kur kostot e jetesës...

Derbi i kryeqytetit ndez Madridin, formacionet zyrtare të sfidës Real-Atletico

Real Madrid dhe Altetico Madrid përballen sot në derbin e La Liga, me objektivin e qartë për një fitore që do të ishte vendimtare...

Gazetari: Berisha mendon se me ardhjen e Trump do t’i hiqet ‘non grata’

Gazetari Artur Nura deklaroi se opozitarët nuk bëjnë dot zhurmë me fjalë, por kur Sali Berisha nis të flas, tentojnë të bëjnë zhurmë me shashka. Ai...

Trump: Tarifa të tjera reciproke javën e ardhshme

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi dje se do të shpallte tarifa të mëtejshme reciproke javën e ardhshme. I pyetur për tarifat për produktet nga Japonia,...

Lajme të tjera

Web TV