Vota e Diasporës/ Më të interesuarit emigrantët shqiptarë në Itali dhe Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo e shtunë çoi në rreth 104 mijë, numrin e emigrantëve të regjistruar për të votuar me postë në zgjedhjet e 11 majit.

Shifrat e pasqyruara në kohë reale që prej fillimit të procesit nga KQZ tregojnë se shumica dërrmuese, gati 100 mijë e kërkesave për regjistrim ka ardhur nga emigrantët e Italisë dhe Greqisë ndërsa numër të lartë kërkesash ka edhe nga diaspora në Gjermani, Britani e Shtetet dhe Bashkuara të Amerikës.

Numri më i madh i tyre janë zgjedhës që i përkasin qarkut të Tiranës, Fierit, Durrësit e Korçës, aty ku vota e diasporës mund të ndikojë shpërndarjen e mandateve.

Diaspora ka kohë deri më 4 mars për t’u regjistruar dhe deri në këtë periudhë e gjithë energjia e politikës është përqendruar me takime jashtë vendit. Këtë javë pritet që Kuvendi t’i japë dritën jeshile edhe ndryshimeve në kod, që do të lejojë që posta të paguhet e gjitha nga shteti shqiptar./    S,M

Të fundit

Rama fut në ‘shkollë verore’ gjeneratën e re të deputetëve socialistë

Vendimi i Partisë Socialiste për të rifreskuar ndjeshëm grupin parlamentar me figura të reja, pa histori politike të mëparshme,...

VIDEO/ Dhori Kule flet pas daljes nga SPAK: Ishte një problem i thjeshtë

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ka dalë nga ambientet e SPAK-ut. Kule deklaroi se është thirrur për rolin që ka pasur si anëtar...

Ngjitja në Everest/ Sa kushton për të “pushtuar” majën e botës?

Ngjitja e Everestit mbetet një ëndërr për mijëra alpinistë në mbarë botën. Edicioni i vitit 2025 zbulon çmimet, rreziqet dhe detajet për ata që...

Dështimi i 30-të për konstituim, përsëritet skenari i LVV-së në Kuvend

Ka dështuar sërish, për herë të 30 tashmë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Nga 93 deputetë sa ishin në sallë, vetëm 52 deputetë votuan...

Shkodër/Nëna kallëzon në polici: Vajza 17 vjeçe ka ikur nga banesa

Një ngjarje shqetësuese është raportuar në Shkodër, ku një nënë ka kallëzuar në polici zhdukjen e vajzës së saj të mitur. Sipas njoftimit zyrtar nga...

Lajme të tjera

Web TV