Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, foli pas barazimit 1-1 që skudra e tij regjistroi në “Arenën e Demave” ndaj Partizanit. Tekniku korçar ndër të tjera deklaroi:
Barazimi nuk më djeg si humbje, duhet ta kishim fituar, patëm momente për ta çuar 2-0. Keq më vjen për pikët dhe lojtarët. Dhamë maksimumin, luftuam për ta fituar ndeshjen. Bëmë maksimumin e mundësive që kishim. Ndonjëherë nuk është e mjaftueshmë që me 1-0 të fitosh. Jemi të mërzitur për 2 pikë që lamë dhe situatën ku jemi. Duhet të marrim anën pozitive, besoj shumë që do të dalim nga kjo situatë.
Jam i pakënaqur me skuadrën në disa momente, në disa situata, kur kishim topin në këmbë. Një skuadër nuk e mbron rezultatin vetëm duke u mbrojtur apo duke vrapuar. Bëmë mirë me pjesën e të paturit raste. Goli ishte më shumë meritë e kundërshtarit se gabim i joni.
Pati një moment faull me Kolën, para kornes dhe ajo u shënua gol. Ndonjëherë edhe fati i keq, nuk kemi si ta ndryshojmë. Por për goditjen standarte më shumë ishte meritë e kundërshtarit se gabimi i jonë.
Kur kishim topin në këmbë e humbëm disa herë me lehtësi, këto ishim momentet kur Partizani po na vinte në vështirësi. Nga goditjet standarte po mundoheshin të na ndëshkonin. I bëmë mirë detyrat, por duhet të marrim 3 pikët. Çunat bënë maksimumin, për shumicën e kohës ishim më të rrezikshëm se kundërshtari. Duhet të shënonim të dytin dhe të tretin për të qenë më të sigurt”, u shpreh Shkëmbi./ D.C