Liverpool i ka dhënë lamtumirën një objektivi prestigjioz për klubet elitare në Angli, Kupës FA. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot është eliminuar sot në ndeshjen përballë Plymouth, një ekipi të Championship.
Ekipi i cili mbyll renditjen në kategorinë e dytë angleze, shfrytëzoi mungesat e shumta të Liverpoolit që kishte përballuar këtë ndeshje me shumë të rinj dhe zgjedhje të dyta, për të mos lejuar të kuqtë që të rrezikonin portën e tyre.
Më pas, penalltia e Hardie në startin e pjesës së dytë u dha avantazhin, ndërsa ia dolën që t’u rezistonin deri në fund sulmeve të miqve për të siguruar këtë rezultat të bujshëm e për të kaluar në turin tjetër./ D.C