Kosovë/ Mbyllen qendrat e votimit në të gjithë vendin, pritet të nisë numërimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë mbyllur qendrat e votimit në të gjithë Kosovën për zgjedhjet parlamentare. Ato u hapën në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa u votua në 2 589 vendvotime. Në vijim pritet të nisë numërimi.

Rreth 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, patën të drejtën e votës të cilën e ushtruan rreth 40% e tyre. Pjesëmarrje e cila duket më e ulët se në zgjedhjet parlamentare të 2021.
Qytetarët e Kosovës zgjodhën sot përbërjen e re parlamentare, e cila më pas krijon ekzekutivin e ri të Kosovës. Katër janë kandidatët për kryeministër, Albin Kurti kryetar i VV dhe kryeministër në detyrë, Bedri Hamza kandidat nga radhët e PDK, Lumir Abdixhiku kryetar i LDK dhe Ramush Haradinaj kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur.

Më 8 shkurt, për herë të parë qytetarët e Kosovës në diasporë kanë mundur të votojnë në përfaqësi diplomatike në 19 shtete të ndryshme të botës. Po ashtu, dje është përmbyllur edhe procesi i votimit me postë. Nga 20 mijë 324 qytetarë me të drejt vote për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka njoftuar se kanë votuar 15.552 ose 73.56 përqind. Votat e diasporës do të numërohen ditën e hënë./kb

Të fundit

Vrasjet e Berishës më 21 janar s’janë asgjë para fustaneve të Ajolës…!

Jakin Marena Arrestimi me urdhër të SPAK i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka sjellë një reagim të fortë...

VIDEO/ Makina mori përpara turmën e njerëzve, të paktën 28 të plagosur

Një 24-vjeçar, azilant nga Afganistani është personi që mori përpara një grup protestuesish në Mynih, duke shkaktuar të paktën 28 të plagosur. Ndërsa një fëmijë...

FOTO/ Bebe Rexha pothuajse nuk njihet pa grim rrugëve të Beverly Hills

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha e cila ka arritur të kryesojë top-listat ndërkombëtare, dukej pothuajse e panjohur gjatë një daljeje të martën në lagjen...

Banka Botërore miraton huanë 120 mln USD për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë!

Shqipëria duhet të përgatitet për anëtarësimin në BE, dhe zhvillimi ekonomik, menaxhimi fiskal dhe rritja e të ardhurave duhet të jenë të qëndrueshme dhe të...

Aeroplanmbajtësja ‘përbindësh’ e SHBA, Harry S. Truman përplaset në Detin Mesdhe

Aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman u përplas me një anije të madhe tregtare të mërkurën mbrëma në afërsi të Port Said, Egjipt, në Detin...

Lajme të tjera

Web TV