Trump flet me Putin, presidenti amerikan: T’i japim fund luftës sa më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan konfirmon telefonatën me presidentin rus. Trump tha se ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë më Putin dhe ai ka një plan konkret për t’i dhënë fund luftës, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur me homologun e tij rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në një intervistë për Neë York Post, Trump tha se ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë më Putin dhe ai ka një plan konkret për t’i dhënë fund luftës, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Presidenti amerikan nuk pranoi as të tregonte se sa herë ka diskutuar me presidentin rus, por tha se Putin, do që të mos shohë më njerëz duke vdekur.

“Shpresoj që lufta të mbaroj shpejt. Çdo ditë njerëzit po vdesin. Të rinj, njerëz të bukur. Ata janë si fëmijët tuaj, dy milionë që kanë vdekur pa asnjë arsye. Kjo luftë është kaq e keqe në Ukrainë. Unë dua t’i jap fund kësaj gjëje të mallkuar.”

Megjithatë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, nuk ka mundur as ta konfirmojë e as ta mohojë telefonatën.

Trump më parë kishte thënë se do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar përfundimin e luftës.

Ai lajmëroi gjithashtu një telefonatë tjetër me Putin.

Ndërkohë një plan për t’i dhënë fund konfliktit pritet të paraqitet në Konferencën e Sigurisë në Mynih nga i dërguari i Trump për luftën mes dy vendeve, Keith Kellogg.

Plani parashikon ngrirjen e konfliktit në vijat aktuale të frontit, status të pacaktuar për territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia dhe garanci sigurie nga Perëndimi për Ukrainën.

Lexo edhe :  Tentoi të hynte në Shtëpinë e Bardhë përmes gardhit, arrestohet

Lufta e cila filloi me pushtimin e forcave ruse në Ukrainë bën tre vjet ne 24 shkurt. Mijëra njerëz, mes tyre civilë të shumtë ukrainas janë vrarë në konflikt./kb

Të fundit

Ministri i Kurtit përfundon në pranga, dyshohet për sulm

Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe biri i tij Fuat Damka kanë përfunduar në prangat e...

E buzëqeshur dhe plot stil, Parashqevi Simaku e ftuar VIP në Javën e Modës në New York

Parashqevi Simaku ishte e ftuar VIP në Javën e Modës në New York. Në disa foto të publikuara në internet Simaku shfaqet e veshur...

Tirana renditet e 5-ta në Europë me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve

Për periudhën 2021-2023, Tirana rezulton se pozicionohet ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve në Europë. Në Europë,...

E hëna nis me diell, nga e marta deri të premten reshje shiu/ Ja si pritet të jetë moti

Dita e hënë nis me mot të qëndrueshëm, duke pasur intervale të gjata me diell. Meterologu Hakil Osmani thotë se nga dita e martë e...

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Reagon Vuçiç pas fitores së shpallur nga Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lista Serbe ka siguruar të dhjetë mandatet e...

Lajme të tjera

Web TV