Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Në të gjitha qendrat e votimit ka nisur procesi zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, procesi i votimit ka filluar, duke shtuar se i gjithë materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë.

Gjatë konferencës së parë për media të KQZ-së, ai iu bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe tha se të drejtë vote brenda Kosovës kanë mbi 1.9 1,970,944 votues.

“Në orët e hershme dhe me kohë është shpërndarë materiali zgjedhor. Duke u mbështetur në informacionet deri tash, në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, në 903 me gjithsej 2533 vendvotime ka filluar procesi i votimit. Përveç votimit të rregullt, siç e dini, KQZ ka caktuar 38 qendra të votimit me kusht, nga një në çdo komunë”, ka thënë ai.

Elezi u kujtoi qytetarëve vendimin e KQZ-së se ata mund të identifikohen në qendrat e votimit me letërnjoftim me afat të skaduar./k.k

Të fundit

Mister me vdekjen e 27-vjeçares shqiptare në Itali! Ermela kontaktoi me avokatin për…

Ermela Muhametaj është 27-vjeçarja shqiptare e cila u gjet e pajetë mbrëmjen e 28 prillit në qytezën e Larinos...

Konferenca, Berisha justifikon 6 mln dollarët e lobimit: Do të ketë transparencë!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, justifikoi kontratën e lobimit të PD-ADSHM me kompaninë amerikane ‘Continental’ se nuk ishte për zgjedhjet e 11 majit, por...

Shtyhen bisedimet SHBA-Iran për armët bërthamore, Omani: Arsye praktike

Irani akuzoi Shtetet e Bashkuara të hënën për “sjellje kontradiktore dhe deklarata provokuese” pasi Uashingtoni e paralajmëroi Teheranin për pasojat për mbështetjen e Huthive...

15-vjeçari godet me mjet prerës bashkëmoshatarin në Kukës, vetëdorëzohet në polici

Rreth orës 17: 25, në qytetin e Kukës, një shtetas i mitur rreth 15 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një shtetas...

Radhë të gjata në Qafë Thanë për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve

Radhë të gjata janë shënuar këtë të enjte në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. Fluksi...

Lajme të tjera

Web TV