10 Shkurt 1962/ Amerikanët dhe sovjetikët, si i shkëmbyen spiunët mbi një urë gjermane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

 

Historia e shkëmbimit të robërve të luftës, ka qenë një histori e përhershme. Por dhe historia e shkëmbimit të robërve në kohë paqe gjithashtu ka qënë një histori e gjithmonshme. Kjo bëhej pasi shkëmbimet ndihmonin në ruajtjen e balancës midis palëve dhe shpesh realizoheshin me një marrëveshje mes shteteve ose komandave të armatosura. Kështu ka ndodhur edhe mes amerikanëve dhe sovjetikëve përgjatë viteve që u cilësua si “Lufta e Ftohtë”…

…Më 10 shkurt të vitit1962, ndodhi një ngjarje e rëndësishme në ditët e Luftës së Ftohtë, kur piloti amerikan Fransis Geri Pauers u shkëmbye për spiunin sovjetik Rudolf Ejbëll. Pauers ishte një pilot i CIA-s që, më 1 maj 1960, ishte kapur nga sovjetikët kur avioni i tij U-2 u rrëzua në territorin e Bashkimit Sovjetik gjatë një misioni për të fotografuar objektet ushtarake sovjetike.

 

Ngjarja

Misioni i pilotit amerikan Fransis Geri Pauers mbi territorin sovjetik ishte pjesë e një operacioni të spiunazhit i quajtur “U-2 reconnaissance flights” të udhëhequr nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së, quajtur ndryshe CIA. Misioni konsistonte në mbledhjen e informacioit të ndjeshëm mbi aktivitetet ushtarake sovjetike, në lidhje me bazat ushtarake, veçanërisht mbi vendndodhjen dhe përparimin e armëve bërthamore dhe raketave të Bashkimit Sovjetik. Ai duhej të fotografonte rreth 2.000 milje territor sovjetik për të mbledhur informacione inteligjente.

Avioni ultra i sofistikuar “Lockheed U-2” ishte projektuar për fluturime të larta dhe mund të fluturonte në altitudë rreth 21 km, ku ishte shumë i vështirë për t’u arritur nga raketat dhe avionët sovjetikë të kohës.

Pauers u nis nga Peshauari në  Pakistan më 1 maj 1960, por gjatë fluturimit mbi territorin sovjetik, pranë qytetit të Sverdlovsk Oblast në Malet Ural, avioni i tij u godit nga një raketë tokë-ajër sovjetike dhe u rrëzua. Pauers u hodh me parashutë dhe ra i gjallë në tokë, ku u kap nga forcat sovjetike dhe u mbajt për t’u marrë në pyetje nga KGB-ja.

Më 5 maj, sekretari i parë i BRSS, Nikita Hrushovi, njoftoi se avioni amerikan i spiunazhit ishte rrëzuar. Dy ditë më pas zbuloi se Pauers ishte shëndoshë e mire, dhe se kishte pranuar që ndodhej në territorin sovjetik për një mision inteligjence nga CIA.

Pauers u bë një çështje e rëndësishme për Bashkimin Sovjetik, pasi u akuzua dhe gjykua për spiunazh.

Ky incident ndodhi në një periudhë shumë të tensionuar të Luftës së Ftohtë, që që solli një krizë diplomatike mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, duke kontribuar në përkeqësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe duke ngadalësuar përpjekjet për të arritur marrëveshje mbi armët bërthamore.

Pas disa muajsh, Pauers u dënua me 10 vjet burg. Por më 1962 ai u shkëmbye për spiunin sovjetik Rudolf Ejbëll në një marrëveshje të ndërmjetësuar. Spiuni sovjetik Rudolf Ejbëll, ishte kapur nga autoritetet amerikane që në vitin 1957.

Ky shkëmbim i të burgosurve u bë në Urën Glienicke, e cila ndodhej mes Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore, duke shënuar një çast kulminant të tensioneve të Luftës së Ftohtë.

Shkëmbimi i të burgosurve ishte një manifestim i përpjekjeve të dy superfuqive për të zbutur tensionet ndërkombëtare dhe për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit të mundshëm. Historia e këtij shkëmbimi, si dhe pozita e Pauers në të, mbetet një pjesë kyçe e historisë së Luftës së Ftohtë dhe e marrëdhënieve të tensionuara SHBA – BRSS.

Lexo edhe :  Filmi kinez i animuar thyen rekordin, fiton gati 800 milionë dollarë

 

Libri

“Ura e spiunëve” është historia e vërtetë e Luftës së Ftohtë në një libër jofiksonal botuar në viti 2010 nga Xhajëlls Uitëll. Libri dokumenton shkëmbimet e të burgosurve midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, si spiunë të tyre gjatë Luftës së Ftohtë. Libri u botua për herë të parë nga “Broadway Books”. Si libri i Uitëll ashtu edhe filmi i Spillbërg bazohen në të njëjtat ngjarje, megjithëse libri fokusohet në tre të burgosur që u bënë pjesë e procesit të shkëmbimit.

 

Filmi

Ngjarja e shkëmbimit të Fransis Geri Pauers dhe Rudolf Ejbëll ka qenë inspirim për disa filma, dhe një nga më të njohurit është “Bridge of Spies” i ardhur në shqip si “Ura e Spiunëve”, i cili u realizua nga regjisori Stivën Spillberg dhe u publikua në vitin 2015. Në kastin e filmit u përfshine aktorët: Tom Henks, Mark Rajlens, Emi Rajen dhe Alen Aldën.

Filmi tregon si avokati amerikan Xhejms B. Donovan, i luajtur nga Henks, mori rolin e negociatorit për të realizuar shkëmbimin, një detyrë e vështirë që kërkoi mençuri dhe guxim për të balancuar interesat e të dy palëve. “Bridge of Spies” nuk trajton vetëm çështjen e shkëmbimit të Pauers, por gjithashtu tregon kontekstin e tensioneve të Luftës së Ftohtë. Ky film ishte i suksesshëm dhe u përshëndet për realizimin e tij, si dhe për paraqitjen e tensioneve dhe të sfidave etike dhe politike që dolën nga ngjarjet historike.

Filmi u shpërnda nga “Walt Disney Studios Motion Pictures” përmes etiketës “Touchstone Pictures” më 16 tetor 2015, në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada dhe nga “20th Century Fox” në vende të tjera. Ai mori vlerësime kritike për skenarin e tij, interpretimet e Henks dhe Rajlens, regjinë e Spillberg, partiturën muzikore të Tomas Njuman dhe vlerat e prodhimit.

Filmi ishte një sukses në arkë, sepse u prodhua me një buxhet prej 40 milionë dollarësh duke fituar 165 milionë dollarë në mbarë botën. Gjithashtu filmi mori gjashtë nominime për çmimet “Oscar”, duke përfshirë filmin më të mirë dhe skenarin më të mirë origjinal, ndërsa faktikisht Rajlens fitoi si aktori më i mirë dytësor.

 

Epilogu

Pas rikthimit në SHBA, Pauers  u largua nga CIA. Në vitin 1970, ai botoi një libër mbi operacionin e tij sekret dhe incidentin që pasoi. Në vitin 1977 Pauers  u vra pas rrëzimit të një helikopteri.

Ndërkohë Ejbëll u rikthye në Moskë, ku u detyrua të dalë në pension nga KGB-ja, e cila druhej se gjatë viteve të burgimit, autoritetet amerikane e kishin bindur të bëhej një agjent i dyfishtë. Ejbëll-it iu dha një pension modest, dhe në vitin 1968 botoi kujtimet e veta me miratimin e KGB-së. Vdiq në vitin 1971.

 

Të fundit

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se...

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Lajme të tjera

Web TV