Lider për energjinë e rinovueshme/ Eurostat e rendit Shqipërinë pas Norvegjisë në 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka prodhuar më shumë energji te gjelbër sesa ka konsumuar. Eurostat ka publikuar një raport ku i referohet të dhënave të vitit 2023 ku rezulton se Norvegjia dhe Shqipëria prodhuan më shumë energji elektrike nga burime të rinovueshme krahasuar kjo me sasinë totale të  energjisë që ata konsumuan në vitin 2023, duke çuar kështu në një përqindje më të lartë se 100%.

Në Shqipëri, prodhimi neto i energjisë elektrike, në vitin 2023, arriti vlerën 8.796 Gëh nga mbi 7 mijë GËh energji të prodhuar në vitin 2022, duke shënuar një rritje të prodhimit me 25,6 %.

Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 58,2 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 40,8 % dhe nga të tjerë prodhues Fotovoltaikë .

Direktiva e BE-së për promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme ka rishikuar  në rritje objektivin e BE-së për energjinë e rinovueshme për vitin 2030 nga 32% në 42.5% me synimin për ta  çuar atë në 45%. Në raport theksohet se vendet e BE-së duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të përmbushur objektivin e ri të BE-së për vitin 2030, i cili kërkon rritjen e pjesës së burimeve të rinovueshme të energjisë në konsumin bruto të energjisë finale të BE-së me pothuajse 20%.

Ndër vendet e BE-së, me më  shumë se 75% e energjisë elektrike të konsumuar në vitin 2023 që është prodhuar nga burime të rinovueshme  janë në Austria 87.8%, Suedi 87.5% dhe Danimarkë. Konsumi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme ishte gjithashtu i lartë në Portugali Kroaci ,Spanjë Letoni dhe Finlandë duke përbërë më shumë se gjysmën e energjisë elektrike të konsumuar. Në anën tjetër të shkallës, pjesa e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme ishte më pak se 20% në Maltë ,Çeki ,Luksemburg dhe Hungari .

Lexo edhe :  Shifrat/ Regjistrimi i emigrantëve në KQZ, Berati e Dibra më mirë, Vlora e Kukësi më keq

Bashkimi arriti një pjesë prej 24.5% të konsumit të saj bruto të energjisë përfundimtare nga burimet e rinovueshme në 2023, rreth 1.5 pikë përqindjeje  më e lartë se në 2022 dhe pothuajse 3 herë më e lartë se në 2004 (9.6%)./e.t

Të fundit

Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave!

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, komentoi në Kuvend listën...

Penalltia e përsëritur e Alvarez, reagon UEFA: “Do të rishikojmë ndryshimin e rregullit”

Penalltia e Jualuan Alvarez në derbin e Ligës së Kampioneve mes Atletikos dhe Realit është kthyer gjerësisht në një temë diskutimi pasi goli i...

Trump kërcënon Europën! Tarifa 200% ndaj importeve të verës, konjakut dhe alkoolit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë një tarifë 200% mbi importet e verës, konjakut dhe alkoolit nga Bashkimi Europian. Ky...

Deputeti dhe deputetja që do të donim në Kuvendin e Shqipërisë pas 11 majit 2025

Nga Alba Malltezi Partitë shqiptare që do të konkurrojnë për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit shpallën listat e tyre me kandidatët për deputetë. Ashtu...

Kuvendi miraton 10 projektligje me votat e PS, mes tyre Plani i Rritjes i BE

U zhvilluan ditën e sotme (13 mars) punimet e seancës plenare në Parlament, ku u diskutuan në rend dite disa prej çështjeve të rëndësishme, përfshi...

Lajme të tjera

Web TV