Arrestimi i Erion Veliajt, Pandeli Majko: Ndihem në pozitë të vështirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandeli Majko komentoi sot në Kuvendin e Shqipërisë arrestimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Majko tha se ashtu sikur se shumë kolegë, edhe ai vetë është vënë në pozitë të vështirë përballë historisë së PS dhe publikut për atë që i ndodhi Veliajt.

Më pas Majko iu përgjigj opozitës, e cila vazhdimisht thotë se “është radha jonë” për ardhjen në pushtet.

Për këtë Majko tha se pushteti nuk është radhë qumështi, e as radhë kosi dhe se radha për pushtetin do të caktohet nga kutitë e votimit dhe të zgjedhjet e 11 majit.

Pandeli Majko: Ashtu si shumë kolegë të tjerë ndihem në pozitë të vështirë përballë vetes, historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur Veliajt, përveç fëmijës të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga gjykata.

Megjithatë asnjë nga ne ketu nuk u ngrit dhe të akuzonte Dumanin për mercenar, nuk u çua këtu dhe të akuzonte SPAK për organizatë kriminale. Nuk u çua këtu dhe të akuzonte ambasadoren amerikane me fjalor të pahijshëm, presidentin dhe ish sekretarin e shtetit.

Kam përshtypjen se keni një perceptim shumë të gabuar me kontraktuesin tuaj të paguar sidoqoftë emri i tij. Keni ide shumë të gabuar se sot në Shtete e Bashkuara të Amerikës gjithçka diskutohet për ju dhe me ju.

Unë e dëgjoj shpesh që thoni radha jonë është radha jonë, nuk është radhe kosi as qumështi, është zgjedhja e popullit shqiptar. Do takohemi te kutitë e votimit dhe do ta shikojmë se kudh do të jetë radha e kujt. Kaq!/k.k

Të fundit

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se...

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Lajme të tjera

Web TV