Funerali politik i Sali Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ilir Demalia

Berisha harron – ose përpiqet të harrojë – se vetëm dy javë para hyrjes së Shqipërisë në NATO ndodhi tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 27 njerëz, një zonë e tërë u shkatërrua, dhe dëmet u llogaritën në qindra milionë dollarë.

Të shtunë ishte funerali politik i Sali Berishës dhe taborit të Dum Bab Salistëve

Berisha dhe tabori i tij i PD-së, që përbëhet kryesisht nga ndjekës të bindur, kishin paralajmëruar se protesta do të ishte më madhështorja që kishte parë ndonjëherë Shqipëria.

Por, edhe të shtunë, Sali Berisha tregoi se nuk arrin të kuptojë realitetin dhe, ndoshta, as nuk mund ta kuptojë një njeri që kurrë nuk ka ndërtuar një marrëdhënie të sinqertë me veten.

Gjendja e tij e përhershme iluzionare e ka bërë një gënjeshtar patologjik, i cili beson çdo shpifje dhe trillim që thotë. Madje, ai beson edhe në sajesat e vetes, siç janë ato të ashtuquajtura “denoncime” të qytetarit dixhital, që në të vërtetë janë thjesht konstrukte të tij.

Ai beson se ka rrëzuar komunizmin me forcën e tij, kur në fakt ka qenë pjesë e tij për 23 vite, madje edhe sekretar i PPSH-së dhe më shumë…Po ashtu, pretendon se ka futur Shqipërinë në NATO dhe ka liberalizuar vizat, ndërkohë që këto janë procese komplekse gjeopolitike të udhëhequra kryesisht nga interesat e aleatëve, veçanërisht SHBA-së dhe BE-së.

Berisha harron – ose përpiqet të harrojë – se vetëm dy javë para hyrjes së Shqipërisë në NATO ndodhi tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 27 njerëz, një zonë e tërë u shkatërrua, dhe dëmet u llogaritën në qindra milionë dollarë.

Ai harron se është modeli i manipulimit dhe masakrës zgjedhore, siç ndodhi në vitin 1996, ku që nga ajo kohë zgjedhjet në Shqipëri kanë humbur kredibilitetin.

Lexo edhe :  Chris LaCivita është strateg fushate, jo magjistar që t’u sigurojë votat

Berisha harron edhe rolin e tij në kolapsin ekonomik të shkaktuar nga firmat piramidale në vitin 1997, që çoi vendin në luftë civile me mbi 3000 të vrarë. Ishte vetëm ndërhyrja e ndërkombëtarëve që ndali një konflikt të përmasave jug-veri, të nxitur nga ai dhe njerëzit e tij si Bashkim Gazidede.

Harron, gjithashtu, shkatërrimin e pronës publike dhe pasurimin e tij të jashtëzakonshëm në kurriz të qytetarëve, ku emra si Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi janë ndër më të përfolurit.

Ai harron katër të vrarët e 21 janarit para Kryeministrisë, një krim që rëndon mbi ndërgjegjen e tij dhe qeverisjes së tij.

Berisha mund të harrojë, por populli shqiptar nuk harron krimet, korrupsionin dhe pasojat e rënda që ka shkaktuar gjatë qeverisjes së tij.

Kjo u pa qartë të shtunë, në atë që ai e quajti një “protestë kombëtare,” e cila në fakt u kthye në një manifestim të dobët me një grusht përkrahësish, kryesisht individë të lidhur ngushtë me interesat personale të Berishës dhe familjes së tij.

Sali Berisha nuk mund të jetë dhe nuk është një alternativë për ndryshimin./   S,M

Të fundit

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se...

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Lajme të tjera

Web TV