Gjermani: Qindra mijëra vetë kundër ekstremizmit të djathtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lindita Arapi

 

Në shumë qytete në Gjermani u zhvilluan mitingje kundër ekstremizmit të djathtë dhe kundër bashkëpunimit me AfD të shtunën (08.02.). Në Mynih demonstrata u zhvilluan nën moton “Demokracia ka nevojë për ty”. Sipas informacioneve të policisë u mblodhën rreth 250.000 vetë. Organizatorët folën për më shumë se 320.000. Organizatorët e nismës “Mynihu është shumëngjyrësh” thanë, se ata donin të dërgonin “një sinjal të fuqishëm për diversitetin, dinjitetin njerëzor, kohezionin dhe demokracinë” përpara zgjedhjeve parlamentare më 23 shkurt. Po ashtu të dërgonin një paralajmërim, se “urrejtja, përjashtimi dhe grupet ekstremiste të krahut të djathtë po bëhen një kërcënim për demokracinë”.

 

Ministri i Mbrojtjes Pistorius në një demonstratë në Hanover

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë edhe në Hanover.  Sipas të dhënave të policisë, 24.000 njerëz morën pjesë në demonstratë. Sipas NDR, në mitingun në Sheshin e Operas, Opernplatz foli edhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Politikani i SPD i përshkroi zhvillimet e javës së kaluar në Bundestag si shkelje të tabuve dhe u bëri thirrje njerëzve që të ngrihen çdo ditë për demokracinë. “Dera e ekstremit të djathtë duhet të mbetet e mbyllur,” tha Pistorius Javën e kaluar, dy mocione nga Unioni u miratuan në Bundestag për herë të parë me ndihmën e AfD. Megjithatë, një projekt-ligj për të shtrënguar politikën e migracionit dështoi.

 

Protesta në Leipzig kundër zhvillimit të një aktiviteti të AfD

Në Leipzig, sipas MDR, rreth 1000 njerëz demonstruan kundër një aktiviteti zgjedhor të AfD. Nuk pati incidente, megjithatë, policia ndaloi përpjekjet për të bllokuar hyrjen në aktivitet. Bashkëkryetari i AfD, Tino Chrupalla ishte planifikuar të fliste në aktivitetin e AfD. Edhe në Rostock dolën në rrugë rreth 3,000 njerëz për demokracinë dhe kundër ekstremizmit të djathtë. Nën moton “Të gjithë kundër fashizmit – Rostock qëndron së bashku!” njerëzit marshuan nëpër qendër të qytetit.

Lexo edhe :   Aksident ajror me dy viktima! Avioni rrëzohet dhe bie në rrugë, përplaset me makinat

 

Rreth 35.000 demonstrues në Bremen

Në Bremen, policia numëroi rreth 35.000 pjesëmarrës në një takim kundër ekstremizmit të krahut të djathtë në Domshof. Siç raportoi Radio Bremen, demonstrata fillimisht duhej të zhvillohej në sheshin e tregut të qytetit, por hapësira ishte shumë e vogël. Në Rheinland-Pfalz dhe Hessen, gjithsej rreth 25.000 njerëz demonstruan në disa qytete kundër një zhvendosjeje në të djathtë. Siç njoftoi policia. Demonstrata u zhvilluan edhe në Wuppertal, Aachen dhe Duisburg.

Të fundit

Ministri Gonxhe përkujton Musine Kokalarin

"Musine Kokalari – Zëri i lirisë që nuk u shua kurrë! Në ditën e lindjes së Musine Kokalarit, kujtojmë gruan...

Festë luksoze beqarie në Amerikë, modelja dhe djali i Jozefina Topallit drejt altarit

Modelja dhe prezantuesja sportive Cindy Marina po shkon drejt altarit me djalin e Jozefina Topallit, Genar Topalli. Prezantuesja ka organizuar festën e beqarisë me...

“G Bani nuk është përjashtuar, ai është në…” , Jul Deda zbulon sekretin e produksionit

Përmes një zarfi të zi, u bë e ditur se Bani përjashtohet nga gara. Megjithatë ajo që mori vëmendjen është se ai nuk u...

Kryeministri i Spanjës uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit

Presidenti i Internacionales Socialiste dhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka uruar kryetarin e LVV-së Albin Kurti për rezultatin në zgjedhjet e 9 shkurtit. Në...

Zgjedhjet në Kosovë/ Nesër fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së martë, në Qendrat Komunale të Numërimit, do të fillojë procesin e numërimit të votave të kandidatëve...

Lajme të tjera

Web TV