Ish-zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja, ka shkuar sot në Prokurorinë e Posaçme.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste u pa teksa hynte në SPAK mëngjesin e sotëm (10 Shkurt).
Nuk ka informacione për shkaqet e prezencës së tij në institucionin e akuzës, ndërsa ka mbajtur postin e zv/ministrit në mandatin e parë të qeverisë “Rama”, 2013-2017, kur dhe u lirua nga detyra.
Në periudhën shtator 2009-maj 2013 ka qenë edhe deputet i Parlamentit të Shqipërisë për Qarkun Elbasan.
Bejtja ka qenë pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit nga viti 1998 e në vazhdim, me kohë të plotë e të pjesshme në lëndët e Marketingut. / S,M