Kosova: një udhëkryq mes politikës dhe gjeopolitikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Politika është loja e së mundshmes, por burrështetasit e vërtetë e kthejnë atë në realitet.” Bismark.

Ditë pas sotmes, në Prishtinë do të shpallen fituesit. Votuesit nuk gjykohen… liderët në çdo kohë. Përveç retorikës politike,  temperaturat e fushatës u ngritën edhe nga mesazhet që erdhën nga përtej oqeanit… Ndaj më shumë rëndësi, se sa fituesit, merr rruga që do të ecë Kosova për më pas…  Duket se dilema shtrohet nëse ajo do të mbijetojë duke ecur në krahë të aleatëve të mëdhenj,  përmes një vizioni strategjik, apo do të ngecë në rrotën e ngahershme të politikës lokale…

Pra, më shumë se fituesit e zgjedhjeve, e ardhmja  zhvendoset përtej politikës …në gjeopolitikë. Ligjërimet ‘sovraniste’ nuk e garantojnë aspak ecjen në këtë botë që po bëhet edhe më e pamëshirshme. Ditët që vijnë më pas do të lenë në hije politikën dhe premtimet elektorale…

Historiani dhe filozofi britanik Arnold J. Toynbe, i famshëm për veprën e tij ‘A Study of History’, një seri me 12 vëllime, kur analizon ngritjen dhe rënien e qytetërimeve, në një perspektivë krahasuese, shprehet se “Shtetet e vegjël, që dështojnë të kuptojnë gjeografinë dhe kohën e tyre, mbeten ta shkruajnë veten  jo në histori, por në epitafet e saj…”

Kosova, e jo vetëm,  si një shtet i vogël dhe i brishtë në këtë realitet do të përballet me dilemën jo vetëm për të ruajtur drejtimin, por edhe më tepër për të pasur në  krah të saj, ata që e krijuan dhe janë garantët e mbijetesës së saj…aleatët e mëdhenj e të fuqishëm strategjik.

‘Sovraniteti’: një mit vestfalian në kohët moderne. E gjithë retorika politike, që në mjaft raste ka marrë ngjyra folklorike, duket se edhe në këtë rast,  ka kërkuar të lidh e të zgjerojë  pas vetes ‘karvanin’ e votuesve në termat e sovranitetit.  I sjellë në historinë moderne, gati 400 vite më parë, diku  në 1648, Traktati i Vestfalisë vendosi një arkitekturë për shtetet, duke ju dhënë idenë e ‘pavarësisë absolute’, ose përndryshe ‘sovranitetin vestfalian’.

Që prej asaj periudhe, koha ka ecur mjaft dhe sëbashku me atë edhe rregullat e lojës ndërkombëtare. Në këtë kohë duket se edhe fuqitë e mëdha nuk e kanë luksin e një ‘sovraniteti vestfalian’, e aq më pak shtetet e vogla. Në një botë kaq në anarki edhe të mëdhenjtë e gjejnë mbijetesën e tyre,  të mbështetur mbi zinxhirë aleancash. Havier Solana, dikur Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, e pati shprehur qartë: “Të fantazosh në kohët moderne  për sovranitetin e një shteti përmes një koncepti vestfalian është në rastin më të mirë një miopi, dhe në rastin më të keq një bast shumë i rrezikshëm.”

Kosova në mungesë të fuqisë. Në këtë kontekst, Kosova aq sa është vepër e  përpjekjeve të pandërprera të shqiptarëve, i gjakut të derdhur nga UÇK-ja, por aq ajo e ndoshta edhe më tepër,  ajo është një  kontribut i Perëndimit dhe posaçërisht e SHBA-së. Strategjia madhore e çdo shteti lidhet me kapacitetet e fuqisë së fortë dhe të butë’ Në mungesë të ‘Hard power’, sovraniteti i Kosovës sot garantohet nga SHBA  dhe NATO, fakt që duket se do të jetë e nevojshme edhe për mjaft kohë në të ardhmen. Disbalancat e fuqisë dhe dilemat e sigurisë në këtë pjesë të Ballkanit janë të pranishme dhe të përhershme e ndjeshëm fuqia është e vetmja monedhë e këmbyeshme edhe në këtë rajon.

Lexo edhe :  Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, partia e Albin Kurtit kryeson me 46.91%

Lufta në Ukrainë ka përmbysur rregullat e vjetra dhe aleancat po rikonfigurohen, interesat po lëkunden dhe fuqitë e mëdha po rimodelojnë sferat e tyre të ndikimit. Në këtë realitet të ri, shtetet e vogla nuk janë më aktorë të pavarur, por mbijetojnë nëse janë pjesë e një ekosistemi më të madh gjeopolitik.  Në  këtë kohë kaq të vrullshme dhe  mjedis kaq të komplikuar mbetet edhe më aktuale ajo që thotë Henry Kissinger “Në diplomaci, mëkatet nuk falen; ato ndëshkohen.”  Prandaj politika nuk ka rrugë tjetër veç të luaj me rregullat e gjeopolitikës ose ti hapë rrugën asaj.

Koha për ‘reset’… Kur emisari i lart amerikan, Richard Grenell deklaron se marrëdhëniet SHBA-Kosovë janë në pikën më të ulët, kjo nuk është një shaka elektorale, por nevojë për ‘reset’ rikonfigurim. Në diplomaci, fjalët peshojnë dhe nuk mund të anashkalohen. Kosova nuk ka luksin ‘të përplaset’ me aleatin e saj,  të vetëm të pazëvendësueshëm. Nëse SHBA largohet, do të jetë iluzion se mund të gjendet dikush tjetër  që mund ta mbajë Kosovën të sigurt. Në një botë, që po ndryshon kaq shpejt, të ndodhesh në udhëkryq midis politikës nacionale dhe gjeopolitikës është rrezik tepër i madh.

Historia na ndihmon…  Megjithëse për liderët politikë shqiptarë ‘tërheqja’, si akt, ka qenë tokë e panjohur, “terra incognita”, aq sa nuk kanë nguruar ta çojnë vendin në greminë për egon dhe interesat e tyre, historia kujton plakun e mençur, babain e kombit Ismail Qemali, i cili dy vjet pasi kish krijuar shtetin,  në 1914, bëri pa asnjë mëdyshje ‘tërheqjen e madhe’ për të shpëtuar Shqipërinë. Ndoshta kjo dallon ‘burrështetasit ‘ nga ata që vijnë në krye të shtetit , por mbesin politikanë. A mund ta bëjnë edhe në Kosovë të njëjtën gjë? Më të rëndësishme se zgjedhjet janë zgjidhjet. Për këdo  që  vjen në pushtet, sfida e vërtetë nuk do të jetë ndaj kundërshtarëve politikë, por ndaj kultit të vetes. Aq më pak, askujt nuk mund ti lejohet të  vazhdojë edhe më tej  ‘fërkimet’ e  Kosovës me SHBA dhe BE në emër të sovranitetit vestfalian…

Koha për ‘të sfiduar’  Grenellin e për ti bërë ‘reset’ marrëdhënieve me SHBA, është me veprime, jo me retorikë. Kur një përfaqësues i fuqishëm në Shtëpinë e Bardhë deklaron se Kosova po e humb mbështetjen amerikane për shkak të arrogancës politike, kjo nuk është një thirrje për debat, por sinjal alarmi.  Dhe nëse Kosova do të vazhdojë të ndodhet në këtë situatë, historia do të kujtojë jo ata që fituan një palë zgjedhje, por ata që e shtynë vendin e tyre drejt izolimit. Bismarku prusian thotë se “Politika është loja e së mundshmes, por burrështetasit e vërtetë e kthejnë atë në realitet.” Nëse ka një moment për të vepruar, koha  është tani… nesër mund të jetë vonë.

*Kristaq Xharo – Lektor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Çështjet e Sigurisë në UET/k.k

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV