Kosova votoi, qeveria e Kurtit u testua me pjsmarrje të ulët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova votoi për përbërjen e re të parlamentit dhe qeverisë, por pjesëmarrja ishte më e ulët se pritej. Dy milionë qytetarë ishin thirrur për të zgjedhur mes 28 subjekteve politike, ndërsa procesi u monitorua nga vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë. Këto zgjedhje u panë si një test për qeverisjen e Albin Kurtit, mes kritikave për politikat në veri dhe raportet me aleatët ndërkombëtarë. Analistët vlerësojnë se pjesëmarrja e dobët mund të ndikojë në legjitimitetin e qeverisë së re. Rezultatet paraprake pritet të publikohen në orët në vijim.

Kosova zhvilloi dje zgjedhjet parlamentare, ku qytetarët u thirrën për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit dhe qeverisë së ardhshme. Megjithatë, pjesëmarrja e ulët ka qenë një nga elementët kryesorë të këtij procesi, duke ngritur shqetësime mbi interesin qytetar për politikën dhe përfaqësimin e tyre.  Dy milionë kosovarë kishin të drejtë vote në këto zgjedhje, të cilat konsiderohen si një test i rëndësishëm për qeverinë aktuale dhe për kryeministrin Albin Kurti.

Analistët i kanë parë këto zgjedhje si një lloj referendumi për qeverisjen e tij, duke pasur parasysh sfidat politike dhe tensionet me komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht në raport me administratën e mëparshme amerikane, që e ka kritikuar për veprimet e pakoordinuara në veriun e Kosovës.  Në garë ishin 28 subjekte politike me kandidatë që synonin 120 vendet në parlament. Njëzet prej tyre janë të rezervuara për pakicat kombëtare, përfshirë dhjetë për komunitetin serb, nga radhët e të cilit konkurrojnë gjashtë subjekte politike.

 

Procesi

Mbi 940 qendra votimi ishin të hapura nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Zgjedhjet u monitoruan nga mbi 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian dhe 18 të Këshillit të Evropës, të cilët ndoqën nga afër zhvillimet e ditës.

Lexo edhe :  Sondazhi i Piepolit për qarkun Tiranë, PS drejt 19 deputetëve, 'Shqipëria Bëhet'

Pavarësisht këtyre masave, pjesëmarrja e votuesve ka rezultuar më e ulët se në zgjedhjet e kaluara, duke reflektuar një lodhje të elektoratit ose një zhgënjim të qytetarëve me skenën politike.  Një situatë e pazakontë u shënua në Malishevë, ku 26 anëtarë të një familjeje shkuan së bashku në qendrën e votimit, duke e kthyer aktin e votimit në një ngjarje të përbashkët familjare.

Ndërkohë, në komunën e Zubin Potokut, një qendër për votim me kusht mbeti pa fletëvotime gjatë pasdites, duke bërë që disa qytetarë të mos mund të ushtronin të drejtën e tyre për të votuar.  Sipas autoriteteve zgjedhore, procesi u zhvillua kryesisht në mënyrë të qetë dhe pa incidente të mëdha. Prokuroria e Shtetit njoftoi se gjashtë persona u ndaluan për veprime të jashtëligjshme të lidhura me zgjedhjet.

Analistët politikë vlerësojnë se pjesëmarrja e ulët mund të ketë ndikim në legjitimitetin e qeverisë së re dhe të reflektojë një zhgënjim të përgjithshëm të qytetarëve me klasën politike.  Rezultatet paraprake pritet të publikohen në orët dhe ditët në vijim, ndërsa vëmendja do të përqendrohet te negociatat për krijimin e qeverisë së re, e cila do të ketë për detyrë të trajtojë sfidat e brendshme dhe ndërkombëtare me të cilat përballet Kosova.

Të fundit

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se...

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Lajme të tjera

Web TV