LaCivita krah Berishës/ Reagon Evi Kokalari: PD s’ka shans për fitore!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivistja shqiptare pranë Partisë Republikane dhe presidentit Trump, Evi Kokalari ka reaguar në rrjete sociale lidhur me praninë e Chris LaCivita krah Berishës ditën e sotme. Ky i fundit e prezantoi LaCivitën si drejtues të fushatës së PD-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

LaCivita më herët ka drejtuar fushatën e Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit ku fitoi mandatin për tu rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. Kokalari shkruan se Trump nuk fitoi nga LaCivita.

Ajo thotë se LaCivita është një konsulentë i paguar nga milionat e korrupsionit të opozitës. Në SHBA, sipas saj nuk ka njerëz më të pacipë se konsulentët e paguar.

Shkrimi i Evi Kokalarit në rrjete sociale: 

Trump nuk fitoi nga Chris LaCivita.

Chris LaCivita është konsulent dhe nuk përfaqëson Trumpin në Shqipëri.

Trump fitoi nga mbështetja e vazhdueshme e bazës së tij besnike, dhe nga Elon Musk – shumica e të cilës, fut këtu dhe mua, ishin pjesë e 6 Janarit, atë ditë që Berisha na ka klasifikuar si ekstremist.

Chris LaCivita, falë fushatës së fundit të Trumpit që tashmë e ka në resume, po bën milliona të paguara nga korrupsioni i opozitës.

Në politikën Amerikane kemi një shprehje – nuk ka gjë më të ndyrë se konsulentët e paguar. Janë njerëzit më të pacipë

Gjithsesi, prezenca e Chris LaCivitas në Tiranë mund të ngrej moralin e opozitës, por jo shanset për fitore.

Në fakt, nëse Berishës i hiqet non grata, kuptoni që kjo është fasada për të mbuluar pagesën e rradhës, dhe fitorja e zgjedhjeve do përfundoi sërisht tek Rama, siç e kam parashikuar më parë.

Heshtja për Sazanin nga ana e Berishës, po i kthen dividentet e investimit./e.t

Të fundit

Pse nuk je në listë?/ Hajdari: I kërkova Berishës të mos jetë kandidat për kryeministër

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka reaguar në lidhje me mungesën e saj në listat e kandidatëve për...

Zhgënjimi dhe shkatërrimi

Nga ARTUR  AJAZI Sali Berisha, sërish i zhgënjeu dhe preu në besë më besnikët, më kontributorët, më të përkushtuarit. Ai i la jashtë listave të...

Treni përplaset me furgonin, 8 të vdekur dhe 12 të plagosur

Të paktën 8 persona u vranë dhe 12 u plagosën pasi përplasjes së një treni me një furgon ë Egjiptin verilindor. Aksidenti ndodhi kur fugoni...

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2

Namir Lapardhaja Foltorja e parë filloi si një reagim personal i Sali Berishës dhe familjes së tij biologjike, kundër “non gratës” amerikane dhe britanike. Epitafi...

Pak metra nga tragjedia,gabimi i një fillestari mund të kishte përplasur avionin në Angli

Një avion pasagjerësh ishte pak metra larg përplasjes me një helikopter mbi aeroportin Stansted të Londrës. Avioni i kompanisë “Ryanair” kishte 178 pasagjerë në bord...

Lajme të tjera

Web TV