Kosova në vitet e fundit ka arritur të zhvillojë akademi shumë cilësore nga të cilat dalin plot futbollistë cilësorë.
Sakaq, tregu tashmë është zgjeruar dhe klubet e Superiores në vitet e fundit marrin plot futbollistë “dardanë”. Partizani duket se është më “i dashuruari” me lojtarët nga Kosova. Dje në derbi në formacionin e parë të “demave” nisën ndeshjen plot shtatë lojtarë nga Kosova. Në mbrojtje ishin Bytyçi, Domgjoni dhe Janjeva, teksa në mesfushë luanin Taipi e Ismaili. Në sulm Kosova përfaqësohej nga Agim Zeka, sulmues i djathtë.