Ndeshja mes Galatasaray dhe Adana Demirspor, e vlefshme për kampionatin turk, ka zgjatur vetëm 34 minuta. Në Rams Park (Istanbul), mysafirët u larguan nga fusha në shenjë proteste për një penallti të dhënë kundër tyre.
Galatasaray kaloi në epërsi në minutën e 12-të me anë të Alvaro Morata, i cili ekzekutoi saktë një 11-metërsh.
An ordinary Galatasaray match. #UEFACheckTurkishFootballhttps://t.co/JVUUi5qrOz
— Agresif Kanarya! 🐤 FENERBAHÇE ULAN! (@KanaryaAgresif) February 9, 2025
Por ndërsa loja vazhdonte, trajneri i Adana Demirspor, Mustafa Alper Avcı i thirri lojtarët e tij për një diskutim të shkurtër, sakaq menjëherë pas kësaj, e gjithë skuadra mike doli nga fusha dhe u drejtua për në dhomën e zhveshjes.
Një nga drejtuesit e këtij klubi, Metin Korkmaz tha se vendimi ka të bëjë me pakënaqësinë rreth bordit të arbitrave dhe jo me Galatasaray./ D.C
Süper Ligde şok protesto. Galatasaray ile oynadığı maçta Hakem kararlarına tepki gösteren Adanademirspor sahadan çekildi. pic.twitter.com/CXgtup53Gp
— Zafer Şahin (@zafersahin06) February 9, 2025