‘Së bashku do ta çojmë Shqipërinë drejt majës’/ Rama thirrje emigrantëve: Fjala juaj vlen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Nga PS, 22 ditë nga përfundimi i regjistrimit të zgjedhësve në diasporë, 11 maj do të jetë votim historik edhe për faktin se për herë të parë shqiptarët e Evropës dhe të mbarë botës do të votojnë nga jashtë kufijve, nga aty ku janë me postë.

Por kush do të bëhet pjesë e kësaj historie të re për demokracinë tonë duhet të regjistrohet deri në 4 mars se votimi bëhet me postë dhe koha për tja çuar fletën e votimit në shtëpi çdo zgjedhësi me një zarf të parapaguar edhe për kthimin është e domosdoshme.

Deri më tani numri i të regjistruarve është premtues por pa diskutim mund të jetë edhe më i madh akoma. Fjala e çdo shqiptari jashtë kufijve vlen gjykimi i çdokujt që e sheh progresin e Shqipërisë tonë të përbashkët nga një distancë e arsyeshme vlen.

Dhe unë mezi pres që të shoh se cili do të jetë gjykimi i shqiptarëve të Evropës dhe të botës për Shqipërinë e çliruar nga hija e zezë e paragjykimeve të deri djeshme, për Shqipërinë e respektuar nga Evropa dhe bota si asnjëherë më parë dhe që në mandatin tonë të 4 do të hedhë hapin përfundimtar të anëtarësimit në BE. Regjistrohuni, mos e lini për ditën e fundit kur edhe mund të ngarkohet faqja e KQZ dhe të bëhet më pas shumë më e vështirë.”

S,M

Të fundit

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se...

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Lajme të tjera

Web TV