Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të hënë raundin e 24-t me dy ndeshjet e mbetura.
Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të hënë raundin e 24-t me dy ndeshjet e mbetura. Në Korçë, Skënderbeu humbi 0-2 kundër Laçit, ndërsa Teuta dhe Dinamo barazuan 0-0. Është Egnatia që prin renditjen pas kësaj jave.
Në “Niko Dovana” të Durrësit skuadrat e Teutës dhe Dinamos barazuan 0-0. Bledar Devolli shijon pikën e parë në stolin durrsak, me ekipin që barazon pas katër humbjeve. Nga ana tjetër Ilir Daja sheh barazimin e tretë radhazi për Dinamon.
Në stadiumin e Korçës, Skënderbeu pësoi humbjen e 12-të sezonale. Për këtë u kujdes Laçi që mori tri pikë falë fitores 0-2. Bullari në minutën e 41 dhe Cordeiro katër minuta nga fundi ishin autorët e golave
Raundi i 24-t nisi të diel (9 shkurt) me derbin Partizani 1-1 Tirana. Tej paraqitjes në fushë, protagonistë ishin edhe tifozët të cilët u përleshën para ndeshjes, e cila nisi me 30 minuta vonesë për shkak se policia nuk ishte e pranishme për të shoqëruar ekipin e Tiranës.
Sa i takon renditjes, Egnatia me 45 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Vllaznia me dy pikë më pak. Në “Final 4” edhe Partizani me Dinamon. Në fund Teuta, Tirana dhe Skënderbeu.
Superliga shqiptare, raundi 24:
E diel, 09 shkurt 2025
13:30 Partizani 1-1 Tirana
17:00 AF Elbasani 1-2 Egnatia
17:00 Vllaznia 3-0 Bylis
E hënë, 10 shkurt 2025
17:00 Skënderbeu 0-2 Laçi
17:00 Teuta 0-0 Dinamo
Renditja: