Tërmetet në Santorini, ekspertët tregojnë sa do të zgjasin lëkundjet sizmike në ishull

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëkundje të shumta sizmike kanë pushtuar Santorinin si dhe 3 ishujt e tjerë përreth. Lëkundjet më e forte ishte ajo me magnitudë 5.0 mbrëmjen e djeshme (09 shkurt) që është ndjerë edhe në Athinë. Siç shkruajnë mediat greke, ekspertët rekomandojnë të paktën dy javë pritje për të bërë një parashikim më të saktë mbi ecurinë e fenomenit sizmik në Santorini. Fillimisht u ngritën tre skenarë për zhvillimin e situatës, me më të pafavorshmin që parashikonte një tërmet deri në 6 ballë si pjesë e një sekuence parasizmike.

Sipas Athanasios Gana, drejtor i Kërkimeve në Institutin Gjeodinamik të Athinës, skenari më i mundshëm është se kemi të bëjmë me një seri tërmetesh të pavarura, jo me një tërmet të madh të ardhshëm. Aktiviteti është zhvendosur tashmë në Anhidra dhe ka shenja dobësimi. Presidenti i OASP-së dhe profesori i Gjeologjisë Efthimios Lekkas, duke përshkruar tre skenarët se çfarë mund të ndodhë, vuri në dukje se në të parën fenomeni do të vazhdojë deri në përfundimin e ciklit të tij, me aktivitet sizmik të së njëjtës magnitudë, me dridhje mesatare. E dyta është lehtësimi i presionit “me një tërmet 5,5-5,7 ballë, që nuk do të shkaktojë dëme”.

Dhe e treta, së cilës ai i jep probabilitetin më të vogël, është që do të ketë një tërmet maksimal 6 të shkallës Rihter. Megjithëse skenari më i keq përfshin një tërmet mbi 6.5 ballë ose një shpërthim të vullkanit Santorini apo Columbo, shumica e ekspertëve e konsiderojnë këtë shumë të pamundur. Ata theksojnë se aktiviteti sizmik është ende larg nga lëkundjet që shkaktuan tërmetin katastrofik të vitit 1956 me magnitudë 7.8 Rihter. Profesoresha e Oqeanografisë Gjeologjike, Evi Nomikou, ka kërkuar që të shmangen spekulimet për një shpërthim vullkanik, duke theksuar se duhet të fokusohemi te aktiviteti sizmik aktual.

Lexo edhe :  Moti bën kthesën e papritur/ Metereologu zbulon se kur do të kthehen reshjet e shiut

Kur pritet fundi i aktivitetit të lëkundjeve sizmike?

Shkencëtarët ende nuk mund të japin një datë të saktë për përfundimin e këtij fenomeni, por ka shenja që ai po stabilizohet. Kostas Papazachos sugjeron se situata mund të qetësohet brenda javës së ardhshme, ndërsa drejtori i Institutit Gjeodinamik, Vasilis Karastathis, thotë se jemi në një fazë stabiliteti. Në pritje të një situate më të qartë, ekspertët këshillojnë qytetarët të qëndrojnë të qetë, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës./    S,M

Të fundit

Ristrukturim i Departamentit Amerikan të Shtetit, 1300 punonjës shkarkohen nga detyra

Më shumë se 1.300 punonjës të Departamentit Amerikan të Shtetit po largohen nga detyra në kuadër të një plani...

Zyrtare/ Crystal Palace përjashtohet nga Europa League për sezonin 2025/2026

Crystal Palace është përjashtuar nga Europa League dhe është zhvendosur në Conference League pasi UEFA arriti në përfundimin se fituesit e FA Cup kishin...

“Nuk dëgjojmë urdhrat politikë!”/ Dy kryebashkiakë i thonë “JO” ultimatumit të Ramës

Kryeministri Edi Rama mblodhi në Durrës kryetarët e bashkive të vendit, të cilëve iu vendosi ultimatum që deri ditën e hënë të kenë shkarkuar të gjithë...

40 infermierë të rinj u bashkohen ekipeve shëndetësore në Tiranë

Ekipeve shëndetësore në rajonin e Tiranës u janë shtuar 40 infermierë të rinj. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në...

Rama: Nga e hëna do sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmet pa faturë

Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët e vendit, tha se nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmet tjetër që është pa...

Lajme të tjera

Web TV