Barcelona ka marrë një lajm pozitiv sa i përket gjendjes shëndetësore të Ronald Araujos pas fitores me rezultat 4-1 ndaj Sevillës.
Blaugranat e shfrytëzuan mundësinë e tyre pas barazimit me rezultat 1-1 në derbin e Madridit.
Ekipi i Hansi Flick tani është vetëm një pikë mbrapa vendit të dytë Atletico Madridit dhe dy mbrapa liderit Real Madridit pas 23 ndeshjeve të luajtura.
Katër gola të shënuar siguruan një tjetër fitore me dominim të Barcelonës kjo falë formës fantastike të Robert Lewandowskit dhe Raphinhas.
Sidoqoftë, udhëtimi në ‘Estadio Ramon Sanchez Pizjuan’ nuk ishte aq i mirë për Flick, me Fermin Lopez që u ndëshkua me karton të kuq dhe Ronald Araujo pësoi një lëndim të hershëm.
Shqetësimet mbi gjendjen e Araujos u adresuan menjëherë nga Flick pas përfundimit të ndeshjes dhe ai konfirmoi se uruguaiani do t’i nënshtrohet disa testeve mjekësore në ditët në vazhdim për të mësuar shkallën e lëndimit.
“Ne po presim rezultatet e testeve dhe shpresojmë se nuk është shumë serioze. Kjo është çfarë duket për momentin”, ka thënë Flick.
Shenjat e para paralajmërojnë se Araujo do të mbetet për pak kohë jashtë fushave dhe me gjasë nuk do të luajë ndaj Rayo Vallecanos më 17 shkurt./ D.C