Avokado jeshile apo të zeza? Ja cila rekomandohet më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokado përshkruhet si ushqimi perfekt, por varietetet e tij shkojnë përtej atyre kokrrave plot vlera që gjejmë në treg.

Shpesh konsumatorëve i ndodh që në treg të takojnë dy lloje avokadosh, një tip me ngjyrë të gjelbër dhe me lëkurë të lëmuar dhe një lloj me ngjyrë të errët dhe me lëkurë të ashpër.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org, do të analizojmë aspektin ushqimor të dy llojeve të avokadove atij Haas, tipi i errët dhe atij të Floridës, me ngjyrë të gjelbër.

Njerëzit kanë tendencën të zgjedhin avokadot e llojit Haas duke qenë se ato piqen me shpejt dhe kanë një shije të pëlqyeshme.

Ngjyra e Gjelbër

Në një sasi prej 85 gramë të puresë së avokados të gjelbër gjenden 69 kalori, një gramë proteinë, 13 përqind fibër dhe 6 gramë yndyrë, por vetëm një gramë është e tretshme.

Avokadot përmbajnë yndyrë por shumica e saj është e shëndetshme. Ajo rrit nivelin e kolesterolit të mirë dhe ul trigliceridet.

Në të njëjtën sasi të lartpërmendur gjenden:

• 17 përqind vitaminë C
• 8 përqind vitaminë E
• 1 përqind vitaminë A
• 5 përqind acid pantotenik
• 5 përqind folat
• 6 përqind kalium

Vitamina C është e nevojshme për një shëndet të mirë. Ajo mbron zemrën nga sëmundjet, ul kolesterolin e keq dhe trigliceridet. Vitamina E përmirëson kujtesën dhe funksionet e trurit dhe është forma më e plotë e antioksidantit.

Vitamina A është e nevojshme për shëndetin e lëkurës dhe syve ndërkohë që vitamina B5, acidi pantotenik ndihmojnë në transformimin e ushqimit që hamë në energji. Vitamina B5 është gjithashtu e rëndësishme për gjakun dhe hormonet.

Ka të dhëna shkencore që provojnë se folati parandalon depresionin dhe mbështet shëndetin e sistemit imunitar. Kaliumi ruan ekuilibrat e organizmit dhe rregullon rrahjet e zemrës, balancën e lëngjeve dhe impulse nervore.

Lexo edhe :  Dy vite pas ndarjes, Kim Kardashian “ribashkohet” me Pete Davidson

Në të majtë është avokado e gjelbër e tipit Florida, nëse në të djathtë avokado e errët e tipit Haas

Ngjyra e Errët

Avokadot Haas përmbajnë 27 herë më shumë kalori se varieteti i lartpërmendur. Ato ofrojnë një gram proteinë dhe plotësojnë nevojën ditore për fibër me 16 përqind. Avokadot Haas përmbajnë gjithashtu shumë yndyrna. Në një sasi prej 85 gramësh do të gjeni 9 gramë yndyrë të pangopur, por si në rastin e avokados Florida, këto yndyrna janë të mira.

Në të njëjtën sasi të lartpërmendur gjenden:

• 9 përqind të vitaminës C të nevojshëm
• 6 përqind të vitaminës E të nevojshëm
• 2 përqind të vitaminës A të nevojshëm
• 8 përqind të acidit pantotenik të nevojshëm
• 13 përqind të folatit të nevojshëm
• 8 përqind të kaliumit të nevojshëm

PËRBALLJA E AVOKADOVE

Avokadot e gjelbra kanë 70 përqind kalori ndërsa ato të errëta kanë 67 përqind kalori. Ndaj nëse kërkoni më shumë kalori, zgjidhni avokadot e gjelbra, të cilat përmbajnë dyfishin e vitaminës C dhe 33 % më shumë vitaminë E.

Avokadot e errëta kanë dyfishin e vitaminës A dhe tre herë më shumë folat. Një gjysëm avokadoje plotëson nevojën për kalium me 33 përqind./k.k

Të fundit

Berisha në arrest shtëpie shkoi në SPAK me makinën e tij/ Xoxa u shoqërua nga policia

Të gjithë e kemi parë live se, kur Sali Berisha ishte në arrest shtëpie paraqitej në SPAK me Benz-in...

Asnjë nga partitë në Kosovë nuk ka votat për të krijuar e vetme qeverinë pas zgjedhjeve

Nga rezultati preliminar i zgjedhjeve të nëntë shkurtit, asnjë prej partive nuk do të mund të krijojë qeverinë e vetme. Sipas përllogaritjeve, Lëvizja Vetëvendosje do...

Ulen interesat e kredive/ Vendimet e politikës monetare po japin efektet e pritshme

Ulet interesi i kredive për bizneset por edhe për qytetarët.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se  lehtësimi i politikës monetare ka dhënë efekte ...

SPAK-u, SKAP-i, apo SKRAP-i i partisë, kë do zgjedhë Sali Berisha?

Ditët e fundit ai ka nisur një kthesë të pabesueshme, ku pretendon të na bindë se kur akuzonte SPAK, e kishte fjalën për disa...

Dita e Shën Valentinit: historia, kuriozitetet dhe traditat e festës së të dashuruarve

Dita e Shën Valentinit njihet botërisht si festa e të dashuruarve , e cila festohet çdo vit më 14 shkurt . Por cila është origjina e vërtetë...

Lajme të tjera

Web TV