Elon Musk kërkon të marrë kontrollin e ChatGPT, ofron 100 miliardë dollarë për ta blerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup investitorësh të udhëhequr nga miliarderi amerikan Elon Musk ofruan 97.4 miliardë dollarë për të marrë kontrollin e OpenAI.

Sipas Wall Street Journal, kjo gjë ka ka nxitur grindjen e tij me CEO të kompanisë,  Sam Altman. Gazeta raportoi se avokati i Musk, Mark Toberov, ia dorëzoi ofertën bordit të drejtorëve të OpenAI dje.

Në përgjigje të kësaj, Altman reagoi në rrjetin social X duke hedhur poshtë ofertën e Musk.

“Jo faleminderit, por ne mund të blejmë Twitter për 9.74 miliardë dollarë nëse dëshironi,” shkroi Altman.

Altman dhe Musk bashkëthemeluan OpenAI në 2015. Qëllimi i tyre nuk ishte të fitonin para, por të zhvillonin inteligjencën artificiale në një mënyrë të përgjegjshme dhe të dobishme për njerëzimin, citon La Repubblica.

Në vitin 2019, Elon u largua nga kompania dhe Sam u bë CEO, duke krijuar një filial jofitimprurës që synonte të mblidhte para nga Microsoft dhe investitorë të tjerë të interesuar në zhvillimin e inteligjencës artificiale, gjithashtu për të konkurruar me përparimin e bërë nga Kina në këtë fushë.

Oferta për blerjen e OpenAI-t nga Musk mund të çojë në fitimin e kontrollit të tij mbi kompaninë, një rival të drejtpërdrejtë të X.AI, kompanisë së tij të inteligjencës artificiale./  S.M

Të fundit

Dëbora mbulon Shkodrën, disa fshatra pa energji elektrike

Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës. Edhe pse reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, qarkullimi...

“Politikat e qeverisë kanë dështuar”, Meta: Shqipëria ka nevojë për ndryshim urgjent

Në një postim të tij në Facebook, ish-presidenti Ilir Meta ka shprehur kritikën e tij për modelin aktual të ekonomisë shqiptare, duke e konsideruar...

“Prisnim për tu bërë tre”, Rozana Radi përlot banoret me letrën dedikuar bashkëshortit

Në prag të Shën Valentinit, banorët i kanë dedikuar nga një letër personit të zemrës. Letra e Rozana Radi për bashkëshortin e saj, e ndjerë...

Letra e vitit 1704 që parashikon se kur do të përfundojë bota

Isaac Newton, një shkencëtar i famshëm i njohur për formulimin e ligjeve të lëvizjes dhe gravitetit, parashikoi se bota siç e njohim do të përfundojë...

Apple dhe Google rikthejnë TikTok, amerikanët mund ta shkarkojnë sërish aplikacionin

“Google Play” ka njoftuar se ka rikthyer TikTok në ‘dyqanin’ e tij të aplikacioneve në SHBA të enjten, pas premtimeve nga Presidenti Donald Trump...

Lajme të tjera

Web TV