‘Më trajtuan si të isha Escobari’, Radja Nainggolan pas arrestimit: Përvojë e çuditshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U dyshua si pjesëtar i një grupi që transportonin kokainë nga Amerika Latine për në Belgjikë dhe u vendos pas hekurave. Bëhet fjalë për Radja Nainggolan, ish-mesfushorin e Romës dhe Interit, i cili tanimë ka marrë lirinë pas disa orëve në qeli në fundin e janarit.

Mesfushori që luan ende në kategoritë e ulëta në Belgjikë ka folur për përvojën e shëmtuar në paraburgim dhe për faktin se u trajtua si të ishte Pablo Escobari. “Ninxha” tregon se u përfshi në këtë situatë për shkak se dyshimet ishin për një mikun e tij.

“Ata nuk më bënë asnjë pyetje që lidhet drejtpërdrejt me drogën, por donin të dinin se çfarë marrëdhënieje kisha me një person tjetër që po hetonin. Paraburgimi është një përvojë shumë e çuditshme që nuk do të doja ta përjetoja më”, deklaroi fillimisht belgu.

Futbollisti e ndjeu veten si të ishte Pablo Escobari.

“Më prezantuan si shpërndarës droge dhe vetëm 24 orë më vonë u paraqita në stërvitjen e ekipit tim. Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, më duhej të kaloja gjithë natën atje edhe pse nuk kam asnjë lidhje me rastet e drogës në të cilat ishte përfshirë shoku im”, nënvizoi Nainggolan.

Mesfushori ka qenë disa herë në qendër të skandaleve gjatë karrierës së tij në Itali dhe shumë e kanë kritikuar për publikimin e videove ku shihet duke pirë alkool dhe duhan./e,t

Të fundit

“Bum shitjesh”, çfarë u shit dhe u ble më shumë gjatë vitit të shkuar?

Dyqanet e lagjeve, supermarketet, baret e restorantet dhe veçanërisht pikat e karburante e shitën më shumë produkte fund-vitin e...

Balluku nga Murrizi: Nesër hapet Rruga e Arbrit, vepra më e madhe e verilindjes

Ministria e infrastrukturës Belinda Balluku në një postim në rrjetin social Facebook lajmëron hapjen e rrugës së Arbrit të cilën e etiketon si veprën...

Adrola dhe Capital T shijojnë pushimet në vendin tropikal

Capital T dhe Adrola Dushi tashmë që prej ditëlindjes së artistit u kuptua që dyshja e famshme janë në një lidhje. Prej vitesh ata janë...

Xheneta futet sonte në Big Brother VIP, përballja me Gjestin dhe pikëpyetja për Eglin

Pas daljes si e dyta në Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është përfolur vazhdimisht për një hyrje të mundshme në Big Brother VIP...

Dueli i listave: Kush është fytyra politike e 11 majit në Parlamentin e ri?

Nga Ylli Pata Përballja e skuadrave politike që do të garojnë më 11 maj është esenca e luftës politike të palëve ndrluftuese elektoralisht. Partia Socialiste e...

Lajme të tjera

Web TV