“Na e kanë keqkuptuar heshtjen”, Rama për Veliajn: Një kryeqytet i tërë u la pa kryetar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama tha se nga sot nuk do të heshtë më për veprimet e drejtësisë dhe do t’i bëjë publike kritikat.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Oxhaku i vjetër me blozë të partisë të bufit të kënetës dhe mangallët e partiçkave kërkuan dorëheqjen time.

Kanë vënë shishet poshtë zyrës time si dikur që të mbajnë radhën për të kërkuar dorëheqjen time. Natyrisht që marrja e kryetarit nga puna për ta mbyllur pa gjyq ne qeli duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla çerek milionë njerëz, është një ngjarje që unë s’mund ta kaloj më pa koment.

Lajmi për sot është që unë s’do t’i mbaj më për vete opinionet e mia në lidhje me drejtësinë.

Opinioni sot është ky:

Drejtësia e re ka hyrë në fazë që ka fituar të gjithë vetëbesimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do të vijojë e palëkundur, por nuk ka më arsye pse të mos i shprehim opinionet kritike qoftë he për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur.

U bë pesë vjet që flasin të tërë për këdo dhe vetëm ne Partia Socialiste heshtim. Heshtja jonë besoj se i ka ndihmuar institucionet e drejtësisë, por edhe është keqkuptuar./    S,M

Të fundit

‘Më trajtuan si të isha Escobari’, Radja Nainggolan pas arrestimit: Përvojë e çuditshme

U dyshua si pjesëtar i një grupi që transportonin kokainë nga Amerika Latine për në Belgjikë dhe u vendos...

Erion Veliajt i grisën kontratën

Lorenc Vangjeli Një prokuror i SPAK-ut dhe një gjykatës i GJKKO-së grisën papritur një kontatë shërbimi që qytetarët e Tiranës kishin firmosur dy vjet më...

Mblidhet grupi i PD, Berisha-kandidatëve për deputetë: Duhet të regjistroni 300 emigrantë

Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dha udhëzime për kandidatët për deputetë. Berisha u...

Nesër gjyqi për Veliajn, zbulohet ora kur do të mbahet seanca

Gjykata e Posaçme Anti Korrupsion zhvillon nesër seancën për njohjen e masës së sigurisë për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili...

Reagimi i Ramës për Veliajn/ Basha: Edhe kryeministri në ‘klubin’ anti-SPAK

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për arrestimin e Erion Veliajt. Basha shkruan se arrestimi i Veliajt dhe...

Lajme të tjera

Web TV