Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka reaguar për herë të parë në lidhje me faktin që është nën hetim nga SPAK.
Në përgjgjie të deputetit Dashnor Sula i cili kërkoi që mbledhja e komisionit të drejtohet nga dikush tjetër, referuar faktit që Bushka është nën hetim nga SPAK për pengim të drejtësisë, në lidhje me hetimet ndaj Erion Veliajt.
Sula i tha Bushkës se duhet të lejojë dikë tjetër që ta drejtojë mbledhjen, ndoshta një nga anëtarët e Komisionit, teksa debatoi edhe me anëtarët e PS të Komisionit, duke iu thënë se nuk duhet të flasin sot, pasi është një turp ajo që ka ndodhur
Ndërkohë kryetarja e Komisionarit u shpreh se “Ligjet” janë një komision parlamentar, jo hetimor dhe ajo po bën punën e saj.
“Ky është komision ligjesh jo hetimor. Po ushtroj detyrën time. Nëse kam diçka për ta sqaruar do e sqaroj atje. Po jam dhe vijoj të jem e dinjitetshme”, në përgjigje të deputetit Dashnor Sula që kërkoi që mbledhja të drejtohet nga Dhurata Çupi./kb