Opozita në delir: U arrestua nga presioni jonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestimi i Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës duket se e ka çuar në delir opozitën e cila pretendon se arrestimi i tij ka ardhur nga deklartat e opozitës. Pavarësisht se në korridoret e politikës pritej arrestimi i Veliajt, socialistët kanë qenë fjalëpak.

Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj u kthye në çështje debati në seancën plenare, ku Partia Demokratike kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili mungoi në Kuvend. Në nisje të seancës plenare, kreu i PD, Sali Berisha tha se Rama u damkos si kukulla e Sorosit në Shqipëri.

“Dorëheqjen e menjëhershme e Edi Ramës, kreut të piramidës së krimit. Asnjë diskutim që është organizatë kriminale. Pa dyshim, dhe kjo që ndodhi është meritë e qytetarëve dhe opozitës.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, për faktin se është një kukull e Soros në Shqipëri dhe është koka e krimit në Shqipëri”, tha Berisha. Arrestimin e Veliajt e quajtën si ‘triumf’ të protestave te Bashkia e Tiranës, edhe pse Berisha e quan SPAK organizatë kriminale. Ai deklaroi se ky “është vetëm fillimi dhe se pas Veliajt, SPAK pritet të godasë zv.kryeministren Belinda Balluku, të cilën e lidh me të ashtuquajturën “Dosja 5B””.

Sipas tij, Balluku është duke festuar për arrestimin e Veliajt, por ai u zotua se shumë shpejt edhe ajo do të përballet me drejtësinë. Duke vijuar me akuzat ndaj qeverisë, Berisha sulmoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama, duke thënë se ai është përgjegjësi kryesor për korrupsionin në vend dhe se nuk mund të fshihet më pas figurave të tjera politike. Ai e cilësoi Veliajn si një njeri të besuar të Ramës dhe theksoi se arrestimi i tij nuk e shpëton kreun e qeverisë nga përgjegjësitë për aferat e inceneratorëve dhe çështje të tjera korruptive. Berisha gjithashtu nuk e kurseu as SPAK-un, të cilin e akuzoi si një institucion të kontrolluar nga Rama.

Ai pretendoi se ky arrestim nuk është një shenjë e një drejtësie të pavarur, por një hap i diktuar nga presioni i opozitës dhe faktorëve ndërkombëtarë. Ai përsëriti kërkesën për dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke argumentuar se vendi nuk mund të vazhdojë të qeveriset nga një kryeministër që, sipas tij, është i zhytur në afera korruptive dhe është i lidhur ngushtë me interesa të huaja, përfshirë ato të Xhorxh Sorosit.

Deputetja e PL Monika Kryemadhi, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj tha se tani është radha e kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo u shpreh se lista e arrestimeve po vazhdon. “Shakaja sado e hidhur mbetet gjysma e të vërtetës. Por Monika ka lajmëruar e para uraganin e korrupsionit që ka pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë. Uragan që sot i ka marrë përpara të gjithë.

Lexo edhe :  “Shqiptarëve ua mas pulsin çdo muaj”/ Rama: Ia di Shqipërisë çdo kthesë rruge!

Edi Rama ka dashur të bëjë humor me dhimbje, por sot dhimbja e tij është e pafund se lista e arrestimeve po vazhdon. Citoje sërish Monikën, sepse ajo ta ka bërë benë, është radha jote”, shkruan ajo. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar atë një veprim të orkestruar nga kryeministri Edi Rama dhe të vonuar me tetë vite.

Sipas Blushit, akuzat e ngritura nga SPAK janë një mënyrë për ta amnistuar Veliajn nga përgjegjësitë e vërteta penale. Ai e akuzon kryebashkiakun e arrestuar për zhytjen e qytetarëve të Tiranës në borxhe për 30 vitet e ardhshme, duke e lidhur atë me një vjedhje prej 500 milionë eurosh. Blushi deklaron se ky arrestim është një përpjekje e Ramës për të shpëtuar veten nga përgjegjësia për aferat e inceneratorëve dhe të tjera çështje të rënda korruptive.

Ai gjithashtu akuzon SPAK-un si një institucion nën kontrollin e qeverisë dhe e cilëson këtë veprim si një manovër politike për të krijuar idenë e sundimit të ligjit. Partia e Lirisë, sipas Blushit, mbetet e vendosur në betejën e saj kundër qeverisë dhe e konsideron këtë arrestim si një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar imazhin e mazhorancës në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Qeveria

Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka ‘tronditur’ edhe Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhej në Shkodër për disa takime dhe inspektime, anuloi menjëherë të gjitha angazhimet dhe u kthye me urgjencë në Tiranë. Pas mbërritjes në kryeministri, ai u drejtua për në Kryesinë e Kuvendit, ku mblodhi Grupin Parlamentar të PS-së në një mbledhje të karakterizuar nga heshtja dhe pasiguria.

Sipas burimeve, shumica e deputetëve u dukën të befasuar nga lajmi dhe nuk patën asnjë reagim të qartë, përveç deputetit Toni Gogu, i cili theksoi se Veliaj ka qenë dhe mbetet një mik i tij. Ky zhvillim ka krijuar një situatë të ndërlikuar për Partinë Socialiste, që ndodhet vetëm tre muaj larg zgjedhjeve dhe tashmë përballet me një sfidë të rëndë politike.

Në anën tjetër, deputeti socialist Pandeli Majko e komentoi arrestimin duke vënë në dukje se, ndryshe nga herët e tjera, asnjë përfaqësues i opozitës nuk ka akuzuar SPAK-un ose kreun e tij, Altin Dumani, si mercenar. Sipas Majkos, kjo është një shenjë se procesi mund të ketë një mbështetje më të gjerë politike dhe nuk është thjesht një çështje e izoluar brenda sistemit të drejtësisë. Ai e cilësoi këtë ndryshim të qëndrimit të opozitës si një element të rëndësishëm që duhet analizuar më tej.

Të fundit

Pritet emetimi i Eurobondit 10-vjeçar të qeverisë shqiptare

Qeveria shqiptare pritet të realizojë këtë javë emetimin e Eurobondit të radhës. Sipas burimeve nga tregu financiar, Eurobondi do...

“Dje, ditë unike”, Berisha: Chris LaCivita mes shumë kërkesash zgjodhi Shqiperinë

Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar rëndësinë e ditës së djeshme, duke e quajtur një moment historik...

Deutsche Welle: Qytetarët e Malit të Zi preferojnë më shumë Aeroportin e Tiranës

Rreth 53 mijë pasagjerë nga Mali i Zi kanë fluturuar me avion nga aeroporti i Tiranës, sipas strukturave drejtuese të këtij aeroporti. Edhe sipas...

VIDEOLAJM / Zyrtari i lartë i Bashkisë Tiranë viziton Veliajn te “Mine Peza”?

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi është parë sot tek Blloku i Sigurisë, aty ku mbahet kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Në...

Vizita në Bashkinë e Tiranës, Rama ndalohet nga qytetari pasi del nga godina

Pas përfundimit të vizitës në bashkinë e Tiranës, kryeministri Edi Rama është ndaluar nga një qytetar i cili ndodhej afër godinës. Ai i ka shprehur...

Lajme të tjera

Web TV