Fermerë që nuk i gëzohen dot prodhimit të mbarë. Produkte bujqësore që jo vetëm nuk shiten, por në mënyrë dëshpëruese derdhen buzë kanaleve dhe madje kanë filluar të pushtojnë edhe arat.
Kjo është situata e fermerëve në Bashkinë e Maliqit që kultivuan qepën. Tonelata të tëra në pamundësi për tu shitur janë hedhur dhe vijojnë të hidhen.
Disa nga fermerët tregojnë arsyet e kësaj situate të trishtë. Një histori që përsëritet rregullisht vit pas viti jo vetëm me qepën por edhe me produkte të tjerë bujqësore dhe asgjë nuk ndryshon.
Sa nga konkurrenca që vjen nga jashtë aq edhe nga hezitimi i fermerëve për të bashkuar tokat dhe forcat dhe për përfituar më shumë nga subvencionet./e.t