Rrjetet sociale shkaktojnë varësi jo vetëm tek fëmijët, por edhe tek të moshuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrjetet sociale kanë krijuar varësi dhe jo vetëm tek fëmijët dhe të rinjtë, por tashmë edhe tek gjyshërit tanë, të cilët si pa e kuptuar qëndrojnë me orë të tëra nëpër platformat sociale, duke u izoluar kështu nga realiteti dhe bota që i rrethon.

“Në kushtet kur këto mosha fillojnë të ndihen më të vetmuar, më të izoluar, jo me aktivitetin që kanë patur më përpara, tek ata fillon një kuriozitet për rrjetet sociale. Dihet ndërkohë që algoritmi i këtyre platformave, të mban të varur në rrjetet sociale.

Duhet të kuptojmë që bërja e një komenti, e një statusi, një fotot apo një share, ndikon edhe në çlirimin e dopaminës. Kjo bën që aktiviteti të përsëritet vazhdimisht dhe detyrimisht krijon varësi në rrjetet sociale. Kjo varësi nis me shkëputjen e komunikimit.

Fillimisht qëndrojnë me orë të tëra vetëm, ndonjëherë nuk kanë interes as për lajmet, kur dihet që këto mosha, janë të dhënë pas tyre, shkëputet komunikimi me bashkëshorten, me shokë apo miq që kishin në përditshmërinë e tyre.

Çdo gjë e shikojnë duke bërë scroll në telefonin e tyre. Këto mosha kanë nevojë për aktivitete sociale, kanë nevojë që fëmijët, nipërit, të dalin me ta, t’i aktivizojnë në aktivitete sociale, jashtë mureve të banesës.

Qëndrimi i zgjatur në rrjetet sociale dhe bërja vazhdimisht e të njëjtit veprim mund të ndikojë negativisht edhe në sëmundjen e Alzheimerit, demencë, apo në problematika të shëndetit mendor. Janë mosha që kanë nevojë për aktivitet fizik që të mbajnë trupin dhe mendjen të shëndetshme.”, shprehet Valbona Treska, psikologe./    S,M

Të fundit

Rama shkon në eventin e Tiranës/ Kryeministri mbërrin në Pallatin e Brigadave

Në eventin e 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, ka mbërritur kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave. Ditën...

Pa treg dhe pa çmim, prodhimi i mbarë bujqësor që derdhet në kanale

Fermerë që nuk i gëzohen dot prodhimit të mbarë. Produkte bujqësore që jo vetëm nuk shiten, por në mënyrë dëshpëruese derdhen buzë kanaleve dhe...

Tifozët e Man. Cityt prezantojnë koreografinë “anti-Vinicius”: Të doli shpirti duke qarë

Real Madrid do të luajë sot në transfertën e Manchester Cityt. Takimi që nis në orën 21:00 ka vlerë për fazën “play-off” të Ligës...

Kryebashkiaku Erion Veliaj i delegon firmën Anuela Ristanit

Në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak, firma e kryebashkiakut Erion Veliaj i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani pasditen e...

Do të jetë 650 milionë euro, Shqipëria nis procedurat e parablerjes së Eurobondit të ri

Shqipëria nisi të martën procedurat për marrjen e Eurobondit të ri. Ai do të jetë me vlerë 650 milionë euro dhe afat 10-vjeçar. Ai do...

Lajme të tjera

Web TV