Shehi akuza PS-PD: Po përçani emigrantët, ndaleni fushatën në Diasporë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i LZHK, deputeti Dashamir Shehi, u ka bërë thirrje partive politike që të ndalin fushatën që po zhvillojnë në diasporë, për votën e emigrantëve. Nga foltorja e Kuvendit, Shehi tha se kjo fushatë veçse është shumë e kushtueshme, po i përçan emigrantët shqiptarë dhe po përcjell tek ata frymën e politikës shqiptare.

“Tani ne po nisemi cep e më cep botës për të kërkuar një grusht votash, duke çuar atje mentalitetin tonë. Edhe po bëjmë një gabim të madh, sepse ata zotërinjtë që ishin vëllezër dhe ndihmonin njëri tjetrin në atë komunitetin e vet, në datën 12 nuk do i mjaftojë më një kafe, por do të jenë 2 kafe. Sepse njëra do të jetë blu dhe tjetra e kuqe. Ne kërkojmë që me votën e diasporës të zgjerojmë dimensionin e lirisë dhe demokracisë që na mungon këtu, ndërsa ju po doni të bëni një zgjatim të realitetit të trishtueshëm shqiptar. Le që po harxhoni para kot njëherë. Se po t’i kishit harxhuar këtu do u binte më e lirë vota, sepse tani u bë më e shtrenjtë. Prandaj unë ju sugjeroj që kjo fushatë të ndalet. Ligjit për emigracionin mjafton t’u shtohet ajo që ata nuk do të paguajnë gjë si herën e parë dhe është shumë ok”.

Sipas Shehit, ky ligj u bë për të zgjeruar hapësirën e lirisë dhe demokracisë që i mungonte vendit tonë dhe jo për të zgjatur realitetin e trishtë shqiptar.

“Unë jam ai që kam nxitur për ligjin për votën e diasporës dhe jam shumë i lumtur që po vjen dita të votojnë vëllezërit, motrat, nipërit, mbesat që kemi nëpër botë. Mirëpo kjo fushatë që keni filluar nga të dyja palët, me mitingje jashtë, nuk po bëni gjë tjetër veçse po transferoni këtë klimën e keqe politike atje. Ligji u bë që këta njerëz të votojnë të lirë, sepse nuk janë nën presionin e administratës, nuk janë nën dhunën e qeverisë e të krimit, nuk është biznesi i tyre në dhunën e inspektorëve, etj. Dhe në fund fare jetojnë një realitet më liberal dhe më demokratik se ai i Shqipërisë”./e.t

Të fundit

‘Unë jam me Erionin’,deputeti i del në mbrojtje Veliajt:Nuk mund ta trajtojnë si kriminel

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Me hashtagun “Me...

Pas një rrugëtimi të vështirë, Parashqevi Simaku bëhet me shtëpi të re

“Përshëndetje nga shtëpia e re e Parashqevi Simakut dhe Ina Simaku, që ka ardhur sot nga Franca….”, nis kështu një video në Instagram e...

Qarku me shifrat më të larta, prefektja e Shkodrës sfidë kultivuesve të kanabisit

Shkodra vazhdon që të jetë ndër qarqet me numrin më të lartë të rasteve të kultivimit të kanabisit. Për këtë arsye prefektja e qarkut të...

Mega operacioni kundër mafies/ Policia italiane arreston 130 persona në Siçili

Autoritetet italiane kanë ndërmarrë një operacion të madh kundër mafies siciliane këtë të martë. Rreth 130 persona ranë në pranga në atë të cilën...

Rama shkon në eventin e Tiranës/ Kryeministri mbërrin në Pallatin e Brigadave

Në eventin e 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, ka mbërritur kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave. Ditën e sotme, kryeministri mbajti dy...

Lajme të tjera

Web TV