Vetëvrasje nga bullizimi? Pista kryesore e hetimit për vetëflijimin e një 17 vjeçareje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ersi Meçollari 17 vjeç, nxënëse e klasës së 10-të në gjimnazin “Siri Shapllo” të Gjirokastrës i dha fund jetës në banesën e saj pasditen e djeshme pas një periudhe të gjatë vetëizolimi psikologjik.

E mitura u gjet nga i ati  në dhomën e saj pa shenja jete dhe është transportuar menjëherë për në spital.

Ajo dyshohet se është vetëvarur në banesë ndërsa mjekët e urgjencës vetëm kanë konfirmuar vdekjen.

Deri tani nga mësues e nxënës të cilët refuzojnë të flasin për kamerat dihet se 17 vjeçarja ishte një nxënëse mesatare me përpjekje serioze në të gjitha lëndët por edhe një natyrë e tërhequr , e ndrojtur dhe e heshtur.

Ajo kishte një rreth të kufizuar miqsh por ata që e njohin konfirmuan se e kanë parë dje të dalë duke qarë nga mësimi.

Nuk dihet ndërsa rrethanat e ngarkesës emocionale lidhen me orët e mësimit dhe presionin që mund të ketë ndjerë vajza por dihet se prokuroria për të mitur ka çelur një hetim të kujdesshëm për ngjarjen. Burime nga prokuroria pohojnë se vajza që u vetëflijua ka lënë një letër për të shpjeguar arsyet ndërsa aktualisht policia ka pyetur prindërit, disa mësues dhe disa shokë të klasës së saj. Dyshimet e para lidhen me një rast bullizimi dhe një situatë emocionale të padiagnostikuar.

Hetimet për rastin vështirësohen edhe për faktin se askush nuk kishte vënë re sjellje shqetësuese të saj më parë. I gjithë komuniteti i prindërve dhe nxënësve është shokuar nga ngjarja tragjike ndërsa pritet që edhe shkolla të analizojë efiçencën e shërbimit psikologjik që është i asociuar me shkollat pikërisht për të parandaluar ngjarje kaq të rënda./k.k

Të fundit

Ndryshon skema e TVSH në bujqësi, socialistët e demokratët bashkojnë votat

Komisioni i Ekonomisë bëri bashkë socialistët dhe demokratët për të votuar projektligjin e deputetit Erion Braçe, për të ndryshuar...

Britanisë i kushtoi 1 milionë paund për të dëbuar 47 shqiptarë me avion privat

Britanisë i ka kushtuar plot 1 milionë paund dëbimi i 47 shqiptarëve ilegalë drejt vendit tonë. Sipas gazetës “The Telegraph”, shqiptarët, të cilët u propaganduan...

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës:“Na duket sikur jemi në një ëndërr të keqe”

Anuela Ristani, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, ka folur në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës kryeqytet. "Askush nga ne këtu dot nuk e kishte menduar që do ishim...

‘Tirana s’do tym e molotov’, Arta Dade:Uroj që Veliaj të bëjë luftën ligjore deri në fund

Ish-deputetja e PS-së Arta Dade mbajti fjalën e saj në ceremonine e organizuar nga Bashkia e Tiranes me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë. Dade vlerësoi figurën...

Stilistja e njohur shqiptare bie pre e grabitjes, publikon pamjet në rrjetet sociale

Stilistja e njohur shqiptare, Blerina Kllokoqi Rugova, ka rënë pre e grabitjes. Ajo ka postuar një video në rrjete sociale, në Instagram, ku shihet një...

Lajme të tjera

Web TV