Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, është futur në ambientet e GJKKO, aty ku do të njihet me masën e sigurisë.
Sikurse duket nga pamjet, Xoxa futet në Gjykatë e shoqëruar nga dy policë.
Sot në orën 8:30 minuta Gjykata e Posaçme do të mbajë seancën verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pastrim parash./ S,M