Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, e cila ka zgjatur rreth një orë e gjysmë. Sipas Kremlinit, të dy liderët kanë rënë dakord që të fillojnë menjëherë negociatat për situatën në Ukrainë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar sot (12 shkurt 2025) një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, e cila ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja e CNN, Kaitlan Collins.
Po ashtu, Trump, në një postim në platformën e tij Truth, ka deklaruar “sapo pata një telefonatë të gjatë dhe shumë produktive me presidentin rus Vladimir Putin. Diskutuam për Ukrainën, Lindjen e Mesme, energjinë, inteligjencën artificiale, fuqinë e dollarit dhe shumë tema të tjera“.
Sipas Kremlinit, të dy liderët kanë rënë dakord që të fillojnë menjëherë negociatat për situatën në Ukrainë.
Trump tha se do të kontaktojë menjëherë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për ta informuar mbi bisedën. Ai ka caktuar Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Drejtorin e CIA-s John Ratcliffe, Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Michael Ëaltz dhe ambasadorin Steve Ëitkoff si përfaqësuesit amerikanë në këto negociata.
Ndërkohë, sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, Putin ka ftuar Trumpin për një vizitë në Moskë./k.k
Lajmi në përditësim…