Hëna e Dëborës 2025/ Kur dhe si ta shihni këtë spektakël qiellor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hëna e plotë e dytë e vitit, e njohur si Hëna e Dëborës, do të shfaqet në kohën e duhur për Ditën e Shën Valentin.

Shkurti është gjithashtu muaji ideal për të parë Venusin, planetin e emëruar sipas perëndeshës romake të dashurisë, pasi këtë muaj ai shkëlqen më fort se kurrë, sipas NASA-s.

Kur do të ndodhë Hëna e Dëborës në 2025? Sipas NASA-s, Hëna e Dëborës do të arrijë kulmin e saj më 12 shkurt 2025. Sipas Old Farmer’s Almanac, hëna e plotë e shkurtit u quajt Hëna e Dëborës për shkak të reshjeve të mëdha të borës që ndodhin zakonisht në këtë periudhë të vitit. Ky almanak ka publikuar emrat e hënave të plota që nga vitet 1930.

Shumë fise indigjene amerikane në veriperëndim të SHBA-së e quanin këtë hënë edhe Hëna e Stuhive, për shkak të stuhive të shpeshta të borës, ose Hëna e Urisë, pasi kushtet e ashpra të dimrit e bënin gjuetinë më të vështirë. Çfarë tjetër mund të shihet në qiell gjatë shkurtit? Sipas NASA-s, shkurti do të sjellë një pamje mahnitëse të planetëve të ndritshëm, me Venusin në kulmin e tij dhe Jupiterin e Marsin që do të dominojnë qiellin e natës. Ja çfarë të kërkoni:

Mërkuri – Do të duket pak mbi horizont në fund të shkurtit, duke ndriçuar pas perëndimit të diellit.

Venusi – Planeti më i ndritshëm i muajit, i dukshëm në perëndim pas perëndimit të diellit.

Marsi – Do të shfaqet si një dritë portokalli në lindje çdo mbrëmje, duke u zhdukur disa orë para agimit.

Jupiteri – Një prani e ndritshme lart në qiell gjatë mbrëmjeve.

Saturni – Pak i zbehtë, por i dukshëm poshtë në perëndim menjëherë pas perëndimit të diellit, duke u ulur më poshtë gjatë muajit.

Lexo edhe :  “Dikush nga e kaluara mund të rishfaqet”, parashikimi i yjeve për fundjavën

Nëse qielli është i kthjellët, nata e shkurtit do të ofrojë një pamje magjike përtej Hënës së Dëborës./ TAR/kb

Të fundit

17 vite nga masakra e Gërdecit, familjarët e 26 viktimeve ende në kërkim të drejtësisë

Sot shënohen 17 vite nga shpërthimi tragjik në Gërdec, ku 26 persona humbën jetën dhe rreth 300 u plagosën...

Tuneli i Murrizit del në dritë në prag fushate

Ditën e djeshme u hap Tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit. Pas gjashtë vitesh punime, kjo vepër çon drejt përfundimit gjithë segmentin...

Vuani nga alergjitë stinore? Ja 5 ushqime që ju ndihmojnë të shpëtoni përgjithmonë

Ditë të ngrohta, bimë të lulëzuara dhe një dëshirë e madhe për të shijuar një ditë në natyrë? Kjo është ëndrra e shumë njerëzve...

Berisha kërkon “paqe” me figurat që fshiu nga lista

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar listat e kandidatëve, duke theksuar se asnjë person nuk është larguar për shkak të mendimit ndryshe....

Lajme të tjera

Web TV