“Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët”: Rama inkurajon socialistët: Tërmet e flakë më 11 Maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbyllje të dëgjesës me grupin parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama iu drejtua ‘bashkëpunëtorëve’ të tij me atë që ai e cilëson “ngushëllim”. Tha se ai si udhëheqës i kësaj force qeverisëse ka vetëm një pikëpyetje që lidhet me reformën në drejtësi.

“Një ngushëllim për veten time dhe ju bashkë me mua, që i kemi hyrë detit në këmbë dhe është mirë ta ndaj me ju. I kemi hyrë detit në këmbë kur kemi vendosur të bëjmë në kthesë, që të tjerë mbase më të zgjuar se ne, që nga viti 1912 nuk e kanë marrë përsipër. Ne e kemi marrë përsipër të pavarësojmë pushtetin e drejtësisë nga ai politik.

Kemi marrë përsipër që të jemi në pushtet edhe brinjët t’ja lëmë në dispozicion drejtësisë. Nuk kam asnjë pishman për këtë, e vetmja pikëpyetje që kam është a do t’ja dalim ta bëjmë të pakthyeshme reformën në drejtësi?

A do t’ja dalim që institucionet e drejtësisë ta përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë?! Dhe kur them politikë, nuk është çështja me njërin apo tjetrin, të paktën me rastin e SPAK-ut…

Kur them politikë është, meqë njërin po e lëmë në ballkon, shkojmë të kapim 3 nga këta. Meqë po bëjmë këtë për kryetarin e bashkisë, të shkojmë të kapim njërin për diplomë. Të përfundojë njeriu në dyert e SPAK-ut për diploma, po çfarë është kjo?!

Në rastin e  GJKKO-së, është rast që duhet parë. Sa është ora? 09:48, nuk e di a është zgjuar Inspektori i Lartë i Drejtësisë, por mbase zgjodhet dhe më dëgjon.

Është shumë e rëndë kjo! Të mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë dhe telefonin tim, se kanë mbledh gjithë telefonët e Shqipërisë atje. Të merren me faktet. Ngushëllimi është ky, në vazhdën e indeksit të perceptimit të korrupsionit, Shqipëria dje, siç e thashë po nuk i intereson njeriu, doli në Transparence International në pozicionin më të mirë që ka qenë ndonjëherë për luftën kundër korrupsionit.”

Pavarësisht gjërave që po ndodhin, Rama thekson se “ai dhe gjithë socialistët nuk do të tërhiqen”.

Lexo edhe :  Hasani në takimin e Nivelit të Lartë të Grupit ‘Miqtë e Ballkanit Perëndimor’ në Romë

“Unë dhe ju…Ne, Partia Socialiste nuk tërhiqemi në të gjitha rastet! Me çfarëdo lloj çmimi e kostoje, siç e shihni fatura është këtu, baltë, baltë, baltë. Çeta e hajdutëve. Edhe pse jemi një çetë që ndihmon të kapen hajdutët, prapë çetë hajdutësh.”

“Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët dhe më 11 Maj na duhet flakë në çdo kuti votimi, kështu inkurajoi të gjithë kabinetin qeveritar. Për kryeministrin, kundërshtarët politikë dhe të gjithë ata që hedhin ‘baltë’ ndaj mazhorancës do e marrin përgjigjen ditën e zgjedhjeve parlamentare. Më 11 Maj 2025, ai është i bindur për fitoren dhe marrjen e mandatit të katërt!

“Tërmet nga poshtë, flakë nga lart dhe më 11 Maj do marrim mandatin e katërt, që do jetë i standardeve demokratike të drejtësisë“, përfundoi Rama./   S,M

Të fundit

Në Ditën e Shën Valentinit, Capital T konfirmon lidhjen e shumëpërfolur me Adrola Dushin

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka bërë që rrjetet sociale të “vlojnë” me komente pas një postimi misterioz...

Pavarësia pa UÇK/ Veteranët: Vetëvendosja na ka ofenduar

17 shkurti shënon 17 vite pavarësi të shtetit më të ri në Europë, Kosovës. Por kjo datë, që do te duhej të ishte festë...

“Kane blerë veshje firmato,”në dollapin e Xoxe, SPAK ka gjetur vetëm rroba të markës Zara

Shqiptarja.com siguron një kopje të procesverbalit të BKH-së, gjatë kontrollit të banesës ku evidentohet se në dollapin e bashkëshortes së kryetarit të bashkisë Erion...

VIDEO /Po notonte me kajak, balena gëlltit të riun dhe e pështyn të gjallë më vonë

Një incident i rrallë ndodhi të shtunën e kaluar në Patagonia të Kilit, kur një balenë gëlltiti një kajaker për disa sekonda, përpara se...

Festa e demokratëve pas arrestimit të Veliajt/ Pse PS-ja nuk bëri “dasmë” për Berishën!

Deputeti socialist, Petro Koçi shprehet se PS nuk është e lëkundur për reformën që sipas tij e bëri vetë mazhoranca, atë në Drejtësi.  Koçi...

Lajme të tjera

Web TV