Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha këtë të mërkurë në një konferencë për mediat se mbështetësit e Erion Veliaj të cilët dolën për ta mbështetur atë para se të niste seanca e sotme në GJKKO ishin të gjithë punonjës të administratës.
Berisha tha se Partia DEmokratike do të mbajë listë për çdo punonjës të administratës që do të shkojë e ti dalë në mbështetje gjatë orarit të punës kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, ai shtoi më tej se këta persona nuk do të mund të punësohen më në shtet për të paktën 25 vite.
“A i patë ju sot punonjësit e Bashkisë te Skapi i partisë? Ata marrin rrogat nga taksat e qytetarëve dhe i marrin ato për tu shërbyer qytetarëve dhe ata i braktisin qytetarët e shkojnë e bëhen parzmore e një hajduti.
A e keni dëgjuar gjëkundi tjetër këtë? Kur kryeministri urdhëron veprime të tilla fakton se ai është një padrino. Po hetojmë nëse kanë qenë të armatosur. Unë i garantoj punonjësit e Bashkisë se do i mbajmë në listë secilin prej tyre që do shkojë më të protestojë gjatë orarit zyrtar, nuk do shoh punë shteti të paktën për 25 vite.
Me listë! Se qytetarët të cilët po festonin arrestimin e Erion Velisë u arrestuan, ndërsa këta mobilizojnë policinë, do e vërtetojmë nëse kanë qenë me armë apo pa armë, por sido qoftë kanë qenë në orarin zyrtar. Ata do kenë dënime shumë të rënda për aktin që kanë bërë”,-tha Berisha./ S,M