Pas katër vjetëve, Mali i Zi dërgon ambasadorë në Prishtinë dhe Beograd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kuvendit të Malit të Zi mbështeti propozimin e Qeverisë për emërimin e Bernard Çobajt dhe Nebojsha Gjokoviqit si ambasadorë në Kosovë dhe në Serbi.

Me këtë vendim, pas katër vjetësh, do të plotësohen sërish pozitat e ambasadorëve në Prishtinë dhe në Beograd.

Ambasadori i ardhshëm në Beograd mori mbështetje unanime, ndërsa për ambasadorin në Prishtinë nuk votuan deputetët e partive prorusë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq.

Ambasadori i mëparshëm i Malit të Zi në Prishtinë, Ferhat Dinoshi, u largua nga posti i tij më 2020, për shkak se kishte përmbushur kushtet për pensionim.

Ndërsa, ambasadori i mëparshëm në Beograd, Tarzan Milosheviq, u largua nga posti pas ndryshimit të pushtetit në Malin e Zi në vitin 2020. Ai ishte anëtar i Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila udhëhoq nga ish-presidenti Millo Gjukanoviq.

Kush janë ambasadorët e propozuar?

Ambasadori i ardhshëm në Kosovë, Çobaj, ishte deri së fund i ngarkuar me punë në ambasadën e Malit të Zi në Prishtinë.

“Ambasada e Malit të Zi është njohur si një nga ambasadat më të dukshme në Kosovë. Kjo është kryesisht falë diplomacisë kulturore”, tha Çobaj.

Ai e karakterizoi marrëdhënien e dy shteteve si fqinje miqësore, të orientuara drejt një të ardhmeje evropiane.

Para se të hynte në diplomacinë malazeze, Çobaj kishte punuar për shumë vjet në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë. Ai nuk është anëtar i asnjë partie.

Ndërsa, ambasadori i ardhshëm në Serbi është një përfaqësues i Nismës së Re Demokratike të Andrija Mandiqit.

Përveç në Shoqatën e Bankave, ai ka punuar për vite me radhë në Bordin e Drejtorëve të Aeroportit të Malit të Zi dhe në Bankën Qendrore të Malit të Zi.

Lexo edhe :  Pesë të mitur helmohen nga klori në pishinë, në gjendje të rëndë 9-vjeçari

Duke folur për marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë, Gjokoviq tha se ato “nuk kanë pasur dinamikën e nevojshme për shtetet fqinje dhe vëllazërore” dhe se për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve, ndër të tjera, i obligon qëllimi i përbashkët për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në procesin e anëtarësimit të Serbisë, “përmbushja e çështjes së Kosovës mbetet ende problemi kryesor, si dhe mospërputhja me politikën e jashtme të BE-së, kur bëhet fjalë për sanksionet ndaj Rusisë”, tha ambasadori i ardhshëm në Beograd në seancën e Komitetit.

Procedura e zgjedhjes së ambasadorëve

Sipas Ligjit për Çështjet e Jashtme, propozimi për emërimin e ambasadorëve bëhet nga Qeveria, në bazë të propozimit të ministrit të Jashtëm të Malit të Zi.

Pas marrjes së pajtimit nga shteti pritës dhe mendimit të Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kuvendit të Malit të Zi, presidenti i shtetit e emëron ambasadorin me dekret.

Në rastin e Gjokoviqit dhe Çobajt, mbetet që presidenti i shtetit, Jakov Milatoviq, të nënshkruajë dekretin për emërimin e tyre./k.k

Të fundit

Berisha kthehet në seli/ Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

E shtuna nuk ishte ditë pushimi për Sali Berishën, ku nga selia e PD doli të komentonte aktualitetin politik...

Gjendet një person i pajetë në Tiranë

Një person është gjetur i pajetë në Tiranë. Policia bën me dije se qytetari është konstatuar pa shenja jete në zonën e Alliasit. “Rreth orës...

Tërmet i fortë në Selanik, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë këtë të shtunë, më 7 qershor 2025. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti u regjistrua...

“Kosova është zemra e Shqipërisë”/ Tifozat Kuqezi ndezin Tiranën

Me këngë patriotike në sfond, brohorima dhe thirrjet “Kosova është zemra e Shqipërisë”, ka nisur në Tiranë festa e tifozëve të Kombëtares Shqiptare, kur...

7 qershor 1905, si u bë shpërbërja e bashkimit Suedi-Norvegji

Përgatiti: Leonard Veizi Më vitin 1814 Norvegjia bashkohet me Suedinë nën një mbret. Në vitin 1905 Norvegjia shpall shpërbërjen e bashkimit. Ky është një nga rastet e...

Lajme të tjera

Web TV