Shqipëria del në tregun ndërkombëtar/ Emëton eurobondin e ri prej 650 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria do të marë një Eurobond në vlerën e 650 milion eurove. Qeveria ka dalë zyrtarisht në tregjet ndërkombëtare, ku synon që të marrë një hua me me afat shlyerje për  10 vite i cili do të përdoret për të mbuluar nevojat e qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për shpenzime të tjera e mbështetje buxhetore. Interesi në tregjet ndërkombëtare ka qenë i lartë dhe emetimi i këtij eurobondi rezultoi me një yeld prej 5%.

Kjo tregon se Shqipëria ka një besueshmëri të lartë në tregjet ndërkombëtare financiare. Emetimi i eurobondit në tregjet ndërkombëtare është një test real për ekonominë shqiptare pasi rikonfirmon besimin e tregjeve në qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.Kjo vjen si pasoje edhe e vlerësimeve pozitive nga institucionet financiare ndërkombëtare por edhe si rezultta i uljes së ndjeshme të nivelit të borxhit publik në nivelin e 55.45%.

Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poors” ka përmirësuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në ‘BB-‘ nga ‘B+’, duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal dhe pozicionit të jashtëm të vendit.

Emetimi i eurobondit mund te japë të tjera efekte në dobësimin e monedhës europiane kundrejt lekut në këtë moment.

Eurobondi është një instrument financiar i cili përdoret gjerësisht nga shtetet për të plotësuar nevojat me likuiditet apo për investime.

Ky është eurobondi i shtatë që vendi po merr në tregjet e huaja ndërkohë që i fundit që u emetua në vitin 2023 ishte me një vlerë prej 600 milionë euro./Kb

Të fundit

Këshilli i Europës dhe Policia e Shtetit në bashkëpunim për luftën kundër diskriminimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti në takim drejtuesen e Zyrës së Këshillit të Europës...

SMS te telefoni i Ramës: Kush është deputeti demokrat i lidhur me gjyqtarin e GJKKO

Kryeministri Edi Rama duke lexuar sot para deputetëve të PD tekstin e një mesazhi të një personi brenda sistemit të drejtësisë, ka nxjerr një...

Arrestimi i Erion Veliajt/ Reagon BE

Bashkimi Europian ka reaguar lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt. “Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj...

Caktohet data/ Më 1 mars PD zhvillon primaret për listën e kandidatëve të deputetëve

Primaret në Partinë Demokratike që do të zgjedhin listën e kandidatëve për deputetë të PD do të mbahen më 1 mars. Ato do të zhvillohen në rang...

Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës në Belgjikë, në pranga 19 persona

Prokuroria publike e Brukselit ka shkatërruar një bandë shqiptare të drogës që operonte me plantacione marijuane në të gjithë vendin. Në më shumë se...

Lajme të tjera

Web TV