Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të paraqitet sot në orën 08:30 në GJKKO për verifikim të masës së sigurisë.
Makina e shoqërimit sapo ka dalë nga Blloku i Sigurisë te “Mine Peza” për t’iu drejtuar godinës së GJKKO-së për masë. Teksa dhjetëra mbështetës të kryebashkiakut janë mbledhur te Gjykata për përkrahjen morale ndaj Erion Veliajt.
Bashkë me Veliajn, para Gjykatës së Posaçme do paraqitet edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa për të cilën është caktuar masa arrest shtëpie, dhe biznesmeni i arrestuar Elman Abule.
Për verifikim mase do paraqiten edhe 5 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, për të cilët është caktuar masa detyrim paraqitjeje.
Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv. Prokurorë të dosjes janë Ols Dado dhe Altin Dumani, ndërsa gjyqtar Erion Bani./ S,M