BE: Mezi presim formimin e qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se mezi pret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të cilat i cilësoi si paqësore dhe konkurruese.

Në një komunikatë të përbashkët më 11 shkurt, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionarja për Zgjerim në BE, Marta Kos, thanë se do ta “vazhdojmë angazhimin tonë me autoritetet, me qëllim mbështetjen e Kosovës për t’u afruar më shumë me BE-në dhe për të përfituar plotësisht nga mundësi të rëndësishme si, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.

BE-ja pret që Qeveria e re e Kosovës të angazhohet në bashkëpunim të përgjegjshëm rajonal dhe t’i rrisë përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit dhe administratës publike, si dhe për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, thuhet në komunikatë.

Partia e kryeministrit Kurti është përballur me kritika për përdorim të gjuhës negative dhe për bojkotimin e medias gjatë fushatës zgjedhore. Kritika pati edhe nga vetë misioni vëzhgues i BE-së në Kosovë.

Në fillim të janarit, organizata joqeveritare ndërkombëtare e vendore i bënë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të hiqte dorë nga bojkotimi i disa mediave të caktuara. Ajo kishte thënë se nuk po i bojkotonte mediat, por po “përjashtonte” tri kanale specifike dhe se një vendim i tillë “nuk cenonte peizazhin e pasur dhe të larmishëm mediatik të Kosovës”.

BE-ja, gjithashtu, e përsëriti se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është e vetmja mënyrë për Kosovën për të ecur përpara në rrugën e saj evropiane. “Prej Kosovës pritet t’i zbatojë detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit, si dhe nga të gjitha marrëveshjet e mëparshme të dialogut, pa vonesa të mëtejshme dhe pa parakushte. Nuk ka zgjidhje tjetër mos dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet tutje në komunikatë.

Lexo edhe :  Lumir Abdixhiku: Kosovës i duhet një “SPAK”, si ai i Shqipërisë!

Kosova dhe Serbia e arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në fillim të vitit 2023, por asnjëra prej tyre nuk ka bërë asnjë hap drejt zbatimit të saj deri tani. Sipas komunikatës, Komisioni Evropian “mbetet i gatshëm ta përgatisë një opinion” rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, “sapo Këshilli ta kërkojë atë”.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 15 dhjetor të vitit 2022, por vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.

Këshilli, përkatësisht përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare, vendosin se kur aplikacioni i dërgohet Komisionit Evropian, i cili ftohet të përgatisë një opinion për meritat e vendit aplikues për të marrë statusin e vendit kandidat dhe për të hapur negociatat e anëtarësimit.

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV