Berisha ‘kërcënon” Ramën/ Çanta dhe telefoni im janë minierë ari! Kam 1 milion përgjime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha foli sot para oborrit të Parlamentit, teksa seanca plenare ishte ndërprerë pas kaosit dhe incidenteve në sallë.

Ai denoncoi kryeministrin Rama se po i bën presion drejtësisë, teksa lexoi mesazhe të ndryshme nga dosjet penale të SPAK (për të cilat tha se janë 1 milion faqe e përgjime të partnerëve të shumtë), ku bëhej fjalë për Taulant Ballën në dosjen “Toyota” dhe Edi Ramën për lidhjet me Erion Veliajn.

Berisha tha se ‘i kam aty të gjitha në çantë’, teksa iu referua materialeve që sipas tij prokurori s’i ka përfshirë në dosjen e kryebashkiakut, si dhe në telefon ku nisi të lexonte mesazhet. I ngacmuar nga gazetarët, ai tha se “telefoni im është minierë ari, çfarë nuk ka aty”.

Pyetja që ngrihet aktualisht është se nga i siguron Berisha këto materiale? Nga godina e SPAK apo siç e oretendoi ia dërgojnë “shërbimet e partnerëve ndërkombëtarë”, kur vetë është shpallur “non grata”, si person qe cenon demokracinë e SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Fjala e Berishës në oborrin e Parlamentit:

“Për shkak të brutalitetit, arrogancës, të drejtuesve të Parlamentit, që me urdhër të Edi Ramës kërkojnë të ndërpresin diskutimet dhe të kalojnë në votim pa diskutim, kjo sepse janë tmerrësisht përvëluese faktet dhe dokumentet e ditëve të fundit. Rama ka vendosur t’i kapërcejë këto zhvillime dramatike me censurë, ndaj dhe po shfrytëzojmë oborrin e Parlamentit për të publikuar këto të vërteta e për të denoncuar në sy të qytetarëve. Lidhur me Kodin, ne do t’i votojmë ato se kanë të bëjnë me votën e emigrantëve, Diasporës, por Rama po bën gjithçka ta bllokojë se është vota kundër tij. Por ne nuk e votojmë me censurë, iku, e patë se mbledhja kishte qëllim avokatinë ku Shqipëria përveç Ramës dhe Lubi Ballukut, nuk ka pasur kurrë si ai.

U janë vërsulur të gjithë atyre që vendosën arrestimin e tij me egërsinë më të madhe. Nëse është torturuar kush publikisht, që nga koha e diktaturës me urdhër të Ramës, është torturuar ish-president Ilir Meta. Kurse sipas Ramës, Veliaj qenka burgosur në mënyrë antikushtetuese, të paligjshme dhe kjo fatkeqësisht garderoba e Ramicës ngjan me të Velicës. Se vjedhjet dhe favoret që ka bërë Veliaj me lejet e ndërtimit janë njëlloj me ato të Edi Ramës. Janë të pakrahasueshme me ato që ka dhënë Rama si ndërtuesi i pallatit i ka dhënë 100 mln euro. Por Arbri i Veliajt nuk është aq sa baxhanaku i kryeministrit që është peshkaqen, arbri nuk është peshkaqen.

Rama përpiqet të mbyllë mikrofonat e Parlamentit se aty do dilnin të gjitha të dhënat se Veliaj del kopjo e shpifur e Ramës. Rama është shumëfish hajni e Veliajt, është e vërtetë se Erioni i ka bërë favore Arbrit, por favpore më të mëdha i ka bërë Edi vëllait të tij Olsi. Është e vërtetë për 500-shet euro të mykura. Edhe Lali Eri, Lali Vjedhësi ka udhëtuar me çarter, por Rama është e vërtetë se ka udhëtuar dhjetë herë më shumë dhe këto çartera janë shoqëruar me leje ndërtimi. Detokse me 10 mijë euro si Rama nuk ka bërë asnjë tjetër në Shqipëri. Duan të shmangin ngjashmërinë që Veliaj ka me Ramën. Ju e patë se si e mbronin ata që kishin marrë tendera.

Unë i kam aty në çantë dhe do i paraqisja aty në sallë (qesh), por prokuroria s’i ka përfshirë, dokumente, edhe me fotografi po deshe. 3 mijë euro fustan, gjëra, se unë s’jam shumë i njohur me këto. Fotografi dhe fatura, por nuk janë përfshirë. Viti 2014 ka vetëm një kryq, viti 2015 gjendet blerja. Rama i thotë Gjylametit që të shprehet se “ai merret me fustane grash”, është konotacion tjetër ajo.

Taulant Toyota Yaris foli për paratë e mia në Londër. Çdo qindarkë e imja është bërë në rrugë zyrtare, e deklaruar në ILDKPI, të ligjshme dhe të deklaruara. Paratë e mia nuk figurojnë nga tendera ditën dhe llogari të derdhura natën si të Erjonkës, apo me fondet e Europës dhe Amerikës e që përfundojnë te Jolka dhe orgjitë e Erjonit. Nuk janë të grabitura si të Ramës dhe Veliajt. Nuk janë paratë e mjekësisë për të sëmurët terminalë apo të shëndetësisë, apo që Rama nëpërmjet Duçkove të tij ia jep për të korruptuar Mcgonigalin, nuk janë as nga paratë e bandave të Elbasanit të Taulant Ballës, këtij prostitute politike. 

Unë do ua lexoj, është minierë në botën e nëndheshme. Unë i përsëris gjërat se njerëzit i harrojnë, se përsëritja është nëna e dijes. Çfarë nuk ka kjo (thotë për telefonin e tij kur e ngacmojnë gazetarët), është minierë….

Dëgjoni tani, si do t’i bëj nder Taulant Ballës (lexon pasazhe që i përkasin dosjes ‘Toyota’, por që thotë se janë përgjime të partnerëve).

“Radovan Çela, kjo nuk është pjesë e dosjes! Do i presësh ti, nuk jam unë, është Vladi, po si do e mbyllësh pjesën e parave.

Cela: Nga tao-tao dhe thotë se i ka në rregull letrat, dmth se do ia zgjidh problemet. 

Daupaj, ajo e BKH: Kishte të drejtë bundrra, nuk duhej lejuar që në fillim, do ia djegim letrat me benzinë.

Çela: Do ia djegim, bundrra që është me tao-taon”.

Kush të jetë kjo bundrra, të jetë Millonai? Se ia mbylli dosjen Fetahut, e përfundoi në SKAP.

(vijon e lexon në telefon)…. -I doli borxhit, kufirin te thana, ehe, tao-tao. 

E kemi edhe një për Edi Ramën, prit. Partnerët kanë 1 milionë faqe përgjimi, kjo është publike, e ka bërë mbrëmë Rama, te Syri, një mesazh që Rama i dërgon në vitin 2005 numrit një të krimit në Shqipëri.

Dëgjoni: 

“Një pyll nxjerr pasqyra (hajde merri vesh kodet e këtyre, me kod), në qytet nxjerr pasqyra, në det nxjerr pasqyra, ama ka të bëjë shumë, ku e di ai që e mban në dorë, se dora që e mban pasqyrën, ma mendo pak të lutem se sa e lehtë (ka përdor zhargon, thotë Berisha)”, e këtu ai që në vitin 2005 ekziston Erjon Veliaj, kjo shkresë që ekziston edhe sot në Prokurori.

Ndaj kërcen Edi nga sevdaja, por nuk është vetëm kjo (pasi kërkon nëpër telefon), janë një seri e pafundme e Edi Ramës me botën e krimit, zotime pafund për shpërblime me leje ndërtimi, me kulla përrallore dhe përfshirjen në zgjedhje. Në këtë aspekt bota e krimit po zien, po shkonte në Durrës, e denoncova, dyshova shumë se po çonte Pojën te Erion Veliaj, ndaj dhe unë e kërcënova. Mos përzihet se do ketë pasoja të rënda, do ia çonte Veliajt. 

(E anuloi, thotë një nga gazetarët)

E anuloi se e denoncova unë. Halle-halle kjo dynja. Ramës i janë mbyt gjëmitë, sot për sot është një kukull mjerane e Xhorxh Soros. Ka fshirë të gjitha fotografitë që ka pasur në Instagram me të dhe Yuri Kim. A filloi seanca? Po shkoj atje dhe po nuk na lanë do flasim këtu përsëri”./e.t

Të fundit

Mot i paqëndrueshëm në vend/ Ja kur rikthehen temperaturat tipike të dimrit

Dita e sotme ka nisur me reshje shiu dhe gjatë pasdites ato do të përfshijnë të gjithë territorin. Meteorologia...

Trump do takojë Putin në Arabinë Saudite, pritet t’i jepet zgjidhje luftës në Ukrainë

Takimi Donald Trumpit me homologun rus Vladimir Putin do të zhvillohet në një të ardhme jo shumë të largët, dhe vendi i përballje së...

Deputeti i PD heq rripin e pantallonave live në studio, sqaron çfarë ndodhi në seancë

Maxhoranca dhe opozita u përplasën ashpër të enjten në Kuvend, kryesisht për arrestimin e Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Situata degjeneroi në konfrontim fizik...

Sanremo 2025/Ja si shkuan dy netët e para të festivalit dhe çfarë pritet në natën e tretë

Festivali i Sanremos 2025 ka nisur me shumë emocion, prej dy ditësh (11 shkurt 2025) duke shënuar edicionin e tij të 75-të në Teatrin...

“Mos ma përmend mua gruan”/ Agravon situata mes Tirit dhe Indritit në BB VIP Albania

Spektakli i Big Brother VIP Albania 4 po bëhet gjithnjë e më i tensionuar, ndërsa raportet mes banorëve po arrijnë në pikën e shpërthimit....

Lajme të tjera

Web TV