Braçe shpërthen kundër Ilirjan Celibashit në Kuvend: Injorant, nuk i lexon shkresat ti!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar ashpër nga Kuvendi kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin, i cili tha se nisma e tij (pr. Ligjit për Tatimet ) ndikon elektoralisht.

Ai e ka sulmuar me fjalë thyese “injorant” duke shtuar se “Duket që nuk e ka lexuar’’.

Debati në Kuvend:

Braçe: Komisioneri i ka rekomanduar Kuvendit mos miratimin e nismës. Ajo që më bën përshtypje dhe të më vijë keq ka të bëjë me faktin që ai nuk e ka lexuar nismën.

Kërkoj nga Kuvendi që të ecë para me nismën sepse nuk ka asnjë lidhje me atë që pretendon komisioneri dhe nuk ka lidhje me asnjë injorant tjetër që nuk lexon në këtë vend, edhe në këtë sallë po të doni.

Të eci përpara dhe në qoftë se komisioneri ka ndërmend të vendosë gjobë do ta paguaj unë gjobën në emër të Kuvendit.

Spiropali: Përfundojeni fjalën zoti Braçe.

Braçe: S’kam dalë nga rendi i ditës të flas për qiellin. Dua të flas se kështu e kam.

Çupi: Bën si nevrik kot.

Braçe: Merr lexo naj gjë, ti moj ti, merr lexo naj gjë.

Nisma e propozuar nga deputeti Erion Braçe kërkon barazimin e TVSH-së 20%/në bujqësi, pasi sot një grumbullues kur blen produktin tek fermeri rimbursimin e TVSH-së e ka 0%, ndërsa kur e blen në import rimbursohen 20%. Me argumentin se ky projektligj nuk sjellë favore tatimore, Komisioni i Ekonomisë kërkoi sqarime nga KQZ se ku preket kodi./   S,M

Të fundit

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim kompanitë e telefonisë celulare

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur në hetim paraprak kompanitë celulare Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun...

SHBA/ Paralajmërohen stuhi, Kalifornia përgatitet për përmbytje

Autoritetet në Kaliforni kanë lëshuar një paralajmërim për një lumë atmosferik që kërcënon të sjellë reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe përmbytje...

BSH shpjegon qëndrimin e saj: Ekonomia po ecën mirë, normën e interesit nuk e ndryshuam

Ekonomia shqiptare, sipas Bankës së Shqipërisë po performon mirë dhe drejtori i politikës monetare Erald Themeli thotë se për këtë arsye norma bazë e...

Berisha ‘kërcënon” Ramën/ Çanta dhe telefoni im janë minierë ari! Kam 1 milion përgjime

Sali Berisha foli sot para oborrit të Parlamentit, teksa seanca plenare ishte ndërprerë pas kaosit dhe incidenteve në sallë. Ai denoncoi kryeministrin Rama se po i...

Egli-Gertës: Doja të çohesha nga emisioni jot e të të thosha, të kam dhj*rë në emison

Në një episod të fundit të Big Brother VIP Albania, tensionet midis Egli Tako dhe Gerta Gixhari arritën kulmin gjatë një diskutimi të ashpër....

Lajme të tjera

Web TV