Gjyqi për zhdukjen e Jan Pregnës, Dritan Rexhepi flet në seancë: Do jua faktoj me prova!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dritan Rexhepi, i akuzuar si porositësi i rrëmbimit të Jan Prengës, ka mohuar të ketë njohje me një nga të bashkëpandehurit e tij, Gentian Funiqin.

Gjatë seancës së zhvilluar këtë të enjte, Rexhepi është shprehur: “Nuk e njoh, se kam parë ndonjëherë në jetën time Gentian Funiqin. Do ia faktoj këtë prokurorëve, me prova, në vijim”. Gjatë seancës avokatët e të pandehurve kanë kundërshtuar provat shkresore të paraqitura nga SPAK.

Dritan Rexhepi, i njohur edhe me emrin Gramoz u arrestua në nëntor të 2023-shit në një vilë në Stamboll, teksa përdorte një pasaportë të falsifikuar kolumbiane. Që pas prangosjes së tij, Shqipëria ishte në garë me 3 shtete të tjera për të bindur autoritetet turke për ekstradimin, përfshirë Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Ekuadorin, ndërsa dosja me provat e kopsitura të SPAK, me sa duket, bindën autoritetet turke që Dritan Rexhepi të dorëzohej për llogari të drejtësisë në vendin e tij.

Ai akuzohet për rolin e tij si porositës në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në janar të vitit 2020, trupi i të cilit nuk është zbuluar ende. Urdhri për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 17 janar 2020 në Kamzë, e dha pasi dyshonte se në vitin 2019, vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga, kishte vjedhur në Angli, një kontenier me kokainë në pronësi të tij dhe bashkëpunëtorëve.

Por ndërkohë mbi Dritan Rexhepin rëndon një vendim i 2013-ës prej 25 vitesh burg për vrasjen në vitin 1999 të dy personave në Fushë Krujë, njeri prej tyre polici Durim Kasmi.

Mbi Dritan Rexhepin historiku i problemeve në drejtësinë vendase dhe të huaj nis në 2006-ën kur në Tiranë u arrestua me një armë pa leje, ndërsa u arratis nga dhoma e marrjes në pyetje në Durrës. Dy vite më vonë u arrestua në Holandë dhe u ekstradua në Itali, i dënuar me 15 vite burg për trafik droge, 13 prej të cilave i kanë mbetur pa u shlyer, pasi u arratis në 2011-ën. Po atë vit u arrestua në Spanjë dhe u ekstradua në Belgjikë, po për trafik droge, ku përsëri u arratis.

Lexo edhe :  105 vite kryeqytet! / Ja kush ishte i pranishëm në festë (FOTOT)

Ai u shndërrua në një prej baronëve të karteleve të kokainës nga Amerika Latine. Në vitin 2014 Dritan Rexhepi u arrestua në Ekuador me 240 kg kokainë, por dyshohet se drejtonte nga qelia rrjetin e trafikut të kokainës për në Europë. Në vitin 2020, Interpoli botoi disa fotografi të tij nga brenda burgut në Ekuador. Po atë vit rrjeti i tij u shkatërrua nga një operacion i Europol, ku u përfshi edhe Policia jonë e Shtetit. /E.T

Të fundit

Juve-Inter gjykohet nga Mariani, me të ka pasur vetëm barazime

Do të jetë Mauricio Mariani arbitri i “Derbit të Italisë” mes Juventusit dhe Interit, programuar më 16 shkurt në...

Vrasjet e Berishës më 21 janar s’janë asgjë para fustaneve të Ajolës…!

Jakin Marena Arrestimi me urdhër të SPAK i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka sjellë një reagim të fortë nga radhët e mazhorancës socialiste...

VIDEO/ Makina mori përpara turmën e njerëzve, të paktën 28 të plagosur

Një 24-vjeçar, azilant nga Afganistani është personi që mori përpara një grup protestuesish në Mynih, duke shkaktuar të paktën 28 të plagosur. Ndërsa një fëmijë...

FOTO/ Bebe Rexha pothuajse nuk njihet pa grim rrugëve të Beverly Hills

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha e cila ka arritur të kryesojë top-listat ndërkombëtare, dukej pothuajse e panjohur gjatë një daljeje të martën në lagjen...

Banka Botërore miraton huanë 120 mln USD për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë!

Shqipëria duhet të përgatitet për anëtarësimin në BE, dhe zhvillimi ekonomik, menaxhimi fiskal dhe rritja e të ardhurave duhet të jenë të qëndrueshme dhe të...

Lajme të tjera

Web TV