Luiza Gega mbështeti Veliajn para SPAK/Blushi: Ka shkelur ligjin për disiplinën ushtarake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar prezencën e sportistes Luiza Gega e cila ditën e djeshme (12 shkurt) u bë pjesë e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj, para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Në një reagim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se Luiza Gega ka shkelur hapur “Ligjin për disiplinën ushtarake”, që ia ndalon rreptësishtë të jetë e angazhuar në grumbullime politike dhe në përkrahje publike të një anëtari partie.

Ndër të tjera, ai shprehet se kampionët e sportit janë të lirë të mbështesin çdo parti, por nuk mund të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

‘Kolonelja Luiza Gega, me pjesëmarrjen dhe qëndrimin e saj publik në protestën e organizuar në mbështetje të Kryehajdutit të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj të cilit është vendosur masa e arrestit me burg, ka shkelur hapur “Ligjin për disiplinën ushtarake”, që ia ndalon rreptësisht të jetë e angazhuar në grumbullime politike dhe në përkrahje publike të një anëtari partie. Për çdo ushtarak ligji është i qartë!

Shtabi i Përgjithshëm i FA të respektojë ligjin dhe të reagojë ndaj kësaj paligjshmërie skandaloze dhe të konsumuar botërisht! Kampionët e sportit janë të lirë të mbështesin çdo parti, madje edhe të flenë poshtë dritares së qelisë së Erion Veliaj e të brohorasin për megavjedhjet e tij, por nuk mund të jenë më pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Është e qartë se Kolonele Luiza Gega e ka bërë zgjedhjen e saj dhe për të betimi tek zyra e Erion Veliajt është më i shenjtë dhe shumë më i rëndësishem se sa betimi për Flamurin Kombëtar, të larë me gjakun e Dëshmorëve dhe ushtarakëve patriotë’, shkruan ai.

/E.T

Të fundit

“Si ka fytyrë që thotë se akoma e pres”/ Gjesti flet sërish për Xhenetën

Gjesti ka folur sërish ditën e sotme për Xhenetën. Teksa po fliste me Rozanën, ai tha se nuk e di...

“Protestë ndaj qeverisë”, veteranët e UÇK do të bojkotojnë festën e pavarësisë

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur që të mos marrë pjesë në festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe as...

A po e cënon AI qëndrueshmërinë mjedisore? Ekspertët japin alarmin

Inteligjenca artificiale është në ballë të shumë prej novacioneve të reja në botë. Një nga ndryshimet më madhore në shoqëri që nga revolucioni industrial. Pothuajse...

Prona me certifikatë i mbahet peng, i moshuari në Shkodër kërkon drejtësi

EMISIONI VETTING Ahmet Bilali, 76 vjeç, ka jetuar gjithë jetën në Shkodër. Pas shumë vitesh përpjekjesh dhe betejash ligjore, ku është gjykuar me dokumente të...

OKB: Katastrofa humanitare vazhdon në Gaza pavarësisht armëpushimit

OKB thotë se katastrofa humanitare në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit. Kreu i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet Mbështetëse të...

Lajme të tjera

Web TV