“Pazare” për Presidentin e ri?/ Qeveria e re në Kosovë do gjedhë pasuesin e Vjosa Osmanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Problemet me sistemin e numërimit të votave janë duke shkaktuar vonesa në nxjerrjen e rezultateve për kandidatët për deputetë në Kosovë pas zgjedhjeve të së dielës.

Për të disatën herë, sistemi nuk ka qenë funksional në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë. Vonesat kanë bërë të shtohen  për dyshime në integritetin e procesit zgjedhor. E ndërsa priten rezultatet finale për të mësuar se kush do të arrijë në fund të krijojë qeverinë e re të vendit, ekspertët mendojnë se në bisedimet për koalicionet të mundshme paszgjedhore, mund të përfshijnë edhe postin e kreut të shtetit. Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 7 prill 2026.

Bazuar në rezultatet aktuale, tre janë skenarët që shohin analistët për formimin e qeverisë së re. I pari nënkupton një qeveri të formuar nga Lëvizja Vetëvendosje me komunitetet joserbe, një përfaqësues të komunitetit serb dhe ndonjë deputet nga tre partitë e deritashme opozitare. Një koalicion i Lëvizjes Vetëvendosje me njërën nga partitë aktuale opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës ose Lidhjen Demokratike të Kosovës, si dhe me komunitetet joserbe, shihet si skenar i dytë për formimin e qeverisë së re dhe krijimin e shumicës parlamentare. Si skenar i tretë konsiderohet një koalicion ndërmjet tri partive politike PDK, LDK, AAK dhe komuniteteve joshumicë serbe.

Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane tha për REL se në rast se Vetëvendosja arrin ta formojë qeverinë e re me pakicat joserbe, çështja e postit të presidentit të Kosovës nuk do të jetë në tavolinën e “pazareve politike”.

Por, në të dy skenarët tjerë, një gjë e tillë sipas tij, nuk mund të shmanget dot, sepse do të jenë më shumë aktorë të përfshirë, e secili do të kërkojë pjesën e tij, e kjo lë të ekspozuar edhe postin e presidentit, edhe pse sërish thekson se një pozicion i tillë nuk do të përbëjë interesin primar të subjekteve politike në llogaritjet e tyre për krijimin e ekzekutivi të ri  por më shumë pjesë e plotësimit të një marrëveshjeje të mundshme./k.k

Të fundit

FOTO/ Bebe Rexha pothuajse nuk njihet pa grim rrugëve të Beverly Hills

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha e cila ka arritur të kryesojë top-listat ndërkombëtare, dukej pothuajse e panjohur gjatë një...

Banka Botërore miraton huanë 120 mln USD për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë!

Shqipëria duhet të përgatitet për anëtarësimin në BE, dhe zhvillimi ekonomik, menaxhimi fiskal dhe rritja e të ardhurave duhet të jenë të qëndrueshme dhe të...

Aeroplanmbajtësja ‘përbindësh’ e SHBA, Harry S. Truman përplaset në Detin Mesdhe

Aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman u përplas me një anije të madhe tregtare të mërkurën mbrëma në afërsi të Port Said, Egjipt, në Detin...

Doktor se bëjmë shaka aty brenda në Kuvend! Socialistët humor dhe shaka me Berishën

Ndërsa në Kuvend shahen e zihen, jashtë situata duket ndryshe. Ndërsa në Kuvend shahen e zihen, jashtë situata duket ndryshe. Pas përfundimit të seancës së kësaj...

Kodi, Kuvendi shtyn votimin/ Deputetët luajnë luftash, pezullohet Flamur Noka

Emigrantët duhet të presin edhe katër ditë për ndryshimet që u lehtësojnë procesin e votimit më 11 maj. Parlamenti shtyu për të hënën diskutimet dhe...

Lajme të tjera

Web TV