Shkarkohet nga detyra e drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Dibrës, Irini Shehu pasi goditi me shishe shefin e financave të spitalit dy ditë më parë.
DIBËR – Shkarkohet nga detyra e drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Dibrës, Irini Shehu pasi goditi me shishe shefin e financave të spitalit dy ditë më parë.
Në vend të saj, Astrit Ademi komandohet si drejtor i spitalit rajonal të Dibrës.
Irini Shehu, ka dhunuar shefin e Financës së spitalit, Shaban Uklala, ditën e martë 11 shkurt. Pas fyerjeve personale mes drejtoreshës Irini Shehu dhe shefit të Financës, Shaban Uklala gjatë një mbledhje të stafit, është zhvendosur në zyrën e këtij të fundit pak më vonë.
Mësohet se drejtoresha i ka shkuar në zyrë Uklalës dhe gjatë përplasjes verbale ka marrë një shishe dhe e ka goditur në fytyrë duke i shkaktuar demtime. Uklala është qepur dhe ka shkuar në Drejtorinë e Policisë për të bërë kallëzimin. Motivet e konfliktit mbeten ende të panjohura./K.K