Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji – B.I. dhe H.I – të cilët dyshohen për vrasjen që ndodhi të mërkurën në Skenderaj.
Këtë e ka konfirmuar udhëheqësja e Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj-Haziri.