Fenomeni norvegjez vendos dy rekorde botërore në atletikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Norvegjezi Jakob Ingebrigtsen po kthehet në një dominues absolut në garat e atletikës. Edhe pse në moshën 24-vjeçare, ai arriti të thyejë dy rekorde botërore në një garë të vetme.

Atleti fenomenal norvegjez, Jakob Ingebrigtsen vendosi dy rekorde botërore mbrëmë (e enjte) gjatë një gare të vetme në turin e brendshëm Botëror të Atletikës.

Ingebrigtsen (24 vjeç), i cila është kampioni olimpik në fuqi në 5000 metra, është mbajtësi aktual i rekordeve botërore në 1500, 2000 dhe 3000 metra.

Mirëpo, mbrëmë ai arriti të thyejë dy rekorde botërore njëkohësisht, në një garë. Në Lievin, Francë, ai vendosi dy rekorde në një garë të vetme, vendosi rekorde në ‘mile’ dhe 1500 metra njëkohësisht.

Gjatë garës fituese, ai vrapo në një milje për 3:45.14, duke thyer rekordin e amerikanit Yared Nuguse prej 3:46.63.

Në të njëjtën garë, ai theu rekordin botëror për 1500 metra me kohën 3:29.63, duke tejkaluar rekordin e tij botëror në ambiente të mbyllura (3:30.60) të vendosur në të njëjtin vend tre vjet më parë.

“Ndihem mahnitshëm, e gjithë kjo ndodhi në Lievin. Jam shumë i lumtur sepse duhet të jesh i përqendruar gjatë gjithë garës. Është e vështirë, por ia vlen”, ka thënë norvegjezi pas arritjes së tij të madhe./e.t

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV